Ministry of Economy, Culture and Innovation

ACAS_-_Presentation_-_ENG_(1)

Për herë të parë në Shqipëri hapet Salloni i Artit Bashkëkohor, me pjesëmarrjen e artistëve shqiptarë:

Endri Dani, Klodian Deda, Arbër Elezi, Yllka Gjollesha, Ilir Kaso, Greta Pllana, Leonard Qylafi, Gentian Shkurti, Marina Sula, Ermela Teli, Driant Zeneli, Fani Zguro, Enkelejd Zonja.

 

PREZANTIM

Objektivat e ngjarjes kulturore ACAS – Albanian Contemporary Artist Salon janë të promovojë punën e një grupi artistësh të rinj shqiptarë të përzgjedhur, në Shqipëri, në Francë dhe në shkallë ndërkombëtare, duke organizuar një aktivitet publik dy javor në Tiranë dhe duke ftuar profesionistë ndërkombëtarë të artit të vijnë të njihen me veprat e artistëve shqiptarë gjatë këtij aktiviteti.

ACAS – Albanian Contemporary Artist Salon do të zhvillohet në galerinë e ekspozitave të Muzeut Historik Kombëtar të Tiranës nga data 1 deri më 9 nëntor 2015.

Përzgjedhja e artistëve pjesëmarrës në Sallon u zhvillua në Tiranë dhe u realizua nga një juri e pavarur e përbërë nga profesionistë të artit : Zonja Christine Macel, kryekuratore në Qendrën Pompidou, Zonja Alicia Knock, kuratore në Qendrën Pompidou dhe artisti francez Saâdane Afif.

Kjo përzgjedhje reflekton gjallërinë dhe diversitetin e skenës artistike shqiptare dhe prezanton bashkësinë e praktikave aktuale, nga piktura tek vizatimi, nga instalacioni tek videoja dhe filmi.

 

VEPRIMTARI EDUKUESE

 

Përgjatë gjithë kohëzgjatjes së evenimentit, do të organizohen vizita nga nxënësit e shkollave në mëngjes dhe pasdite. Këto vizita janë falas dhe të përshtatura sipas nivelit të nxënësve. Për t’u regjistruar, kontaktoni Zonjën Etleva Demollari, e ngarkuar për veprimtarinë pedagogjike pranë Muzeut Historik Kombëtar : etlevacani@yahoo.fr

 

PARTNERË

 

ACAS – Albanian Contemporary Artist Salon mbështet nga Mowt & Chandon – Shampanja e cilësisë së lartë

 

ORGANIZATORË

 

Salloni organizohet nga Ministria e Kulturës dhe Ambasada e Francës në Shqipëri.

 

Faqe web: http://albanie-france-ac.com/sq/p/acas/

 

Linku i evenimentit ne FB : https://www.facebook.com/events/1705039313065795/

 

Faqe FB : https://www.facebook.com/ACAS-Albanian-Contemporary-Artist-Salon-1617734855110301/

31 tetor-9 nëntor 2015, Muzeu Historik Kombëtar

Ceremonia e hapjes së ekspozitës , 31 tetor ora 18:00 në Muzeun Historik Kombëtar

Hyrja e lirë{:}