Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në galerinë e ekspozitave të Muzeut Historik Kombëtar të Tiranës u hap ACAS –Salloni i Artit Bashkëkohor . Për herë të parë në Shqipëri hapet Salloni i Artit Bashkëkohor, me pjesëmarrjen e artistëve shqiptarë:

Endri Dani, Klodian Deda, Arbër Elezi, Yllka Gjollesha, Ilir Kaso, Greta Pllana, Leonard Qylafi, Gentian Shkurti, Marina Sula, Ermela Teli, Driant Zeneli, Fani Zguro, Enkelejd Zonja.

Në kuadër të veprimtarive të ekspozitës  këtë javë mund të ndiqni:

Marina Sula- “Let’s talk about us”- bisedë e hapur mbi komunizmin, atë që ndodhi në të shkuarën, fushata elektorale, tradita, Edi Rama, Iphone 6s, çfarë presim të ndodhë nesër.

2 nëntor 2015, ora 18:00, MHK

 

Curator talk – Joël Riff – “Të jesh kureshtar”. Që prej 27 shtatorit 2004 në orën 10:00, Joël Riff shikon, ruan dhe shpërndan aktualitetin mbi artin bashkëkohor. Duke përshkuar më shumë se dyqind ekspozita në muaj në Francë dhe jashtë vendit, ai nxit kureshtjen të cilën e ktheu në profesionin e tij dhe e pohon veçanërisht me anë të konservimit, gazetarisë dhe mësimdhënies. Fondacioni Albert Gleizes e punësoi me qëllim që ai t’i jepte hov rezidencës së artistëve Moly-Sabata. Ai do e mbështesë prezantimin e aktiviteteve të tij në një seri përvojash që kanë lidhje me këto angazhime. Ky takim do i japë mundësinë publikut të zbulojë serinë e ekspozitave të “Outre” (Besides), të “Curiosité” dhe formave të tjera të shpëndarjes së krijmtarisë aktuale, sot.

2 nëntor 2015,  ora 19:00, MHK

 

Salloni organizohet nga Ministria e Kulturës dhe Ambasada e Francës në Shqipëri.

Faqe web: http://albanie-france-ac.com/sq/p/acas/

Linku i evenimentit ne FB : https://www.facebook.com/events/1705039313065795/ Faqe FB : https://www.facebook.com/ACAS-Albanian-Contemporary-Artist-Salon-1617734855110301/

 1 – 9 nëntor 2015,

Orari: 09:00 – 14:00

Orari: 17:00 -20:00

Muzeu Historik Kombëtar, hyrja e lirë{:}