Ministry of Economy, Culture and Innovation

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore gjatë 6-mujorit të parë 2024 ka vijuar me kontrollet për respektimin e standardeve të punës sipas legjislacionit në fuqi nga ana e bizneseve. Sipas të dhënave janë inspektuar në total 4948 subjekte mbi bazë risku; 8381 subjekte të reja janë këshilluar për të drejtat dhe detyrimet nga Legjislacioni i Punës; janë realizuar 303 inspektime për shkak ankesave, përkthyer ndryshe 33% më shumë krahasuar me 2023.

Në këtë 6-mujor janë zgjidhur 74% të ankesave, të cilat janë në favor të punëmarrësve. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, konstatohen 38% më shumë punëmarrës informal të identifikuar, e përkthyer në +10,869,840 lekë/muaj të ardhura në buxhet pas deklarimit. Sa i përket marrjes së masave, konstatohet se janë bërë 560 pezullime; janë dhënë 847 paralajmërime për subjektet; 90 gjoba. Sa i përket punëmarrësve të aksidentuar në punë, janë 7% më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë me 2023.