Ministry of Economy, Culture and Innovation

Premiera absolute “Annonciation” rikthen përmes veprës në Tiranë koreografin me origjinë shqiptare Angjelin Prejlocaj, në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Dhuratë e artistit Prejlocaj për hapjen e TKOBAP, shfaqja premierë është punuar përgjatë muajit nëntor të vitit të kaluar në Marsejë, me balerinat e trupës tonë. Shfaqja e premierës u parapri nga një tjetër vepër e koreografit, e njohur tashmë për publikun shqiptar “La Stravaganza”. Një vepër e interpretuar mjeshtërisht nga solistët e baletit.

Përgatitja e veprave në Tiranë janë drejtuar nga koreografja franceze e kompanisë se Angelin Preljocaj, Natalia Naidich.

“‘Annonciation” është një shfaqje e krijuar në vitin 1995. Vepra i referohet momentit kur Marisë i shfaqet engjëlli Gabriel, i cili i shpall asaj lajmin e sjelljes në tokë të shpëtimtarit. Maria është një revolucion dhe një mision. Kjo pjesë sjellë fragmente të krijimtarisë muzikore të Stéphane Roy dhe Vivaldit”, u shpreh tha Natalia Naidich.

Veprat u ngjitën në skenë përgjatë dy netëve në skenën e TKOBAP, duke respektuar rregullat antiCovid 19. {:}