Ministry of Economy, Culture and Innovation

Angjelin Preljocaj  dhe TKOB nisin  bashkëpunimin, si pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Francës, e cila nisi në muajin shkurt, me vizitën e suksesshme të Ministres Kumbaro dhe takimin me homologen e saj, Aurelie Filippetti.

Preljocaj kthehet  në vendin e origjinës, 20 vjet pas performancës së pjesës emblematike “Dasma”  në vitin 1994.

Ky  fillim bashkëpunimi në nismën e Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro ka për qëllim forcimin e lidhjeve artistike ndërmjet Baletit Preljocaj dhe Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, jo vetëm në fushën artistike, por edhe në fushën e mësimdhënies. Kompania Preljocaj do të zhvillojë  edhe disa trajnime për kërcimtarë profesionistë, në bashkëpunim me Shkollën e Baletit dhe qendra të ndryshme kërcimi. TKOB dhe Kompania Preljocaj do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi  për shkëmbime artistike të ndërsjellta.

Në projektin e parë të këtij bashkëpunimi, Angjelin Preljocaj në bashkëpunim me trupën e baletit shqiptar propozon dy shfaqje në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit  “La Stravaganza” dhe “Royaume Uni”  në datat 9, 10 dhe 11 Maj.

“La Stravaganza” do të jetë objekt i rikrijimit në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Preljocaj ka deklaruar shpesh që ky spektakël është frymëzuar nga historia e tij personale dhe kultura e tij e dyfishtë, quajtur ndryshe, takim ndërmjet dy botëve.  “Royaume Uni”  një spektakël që e merr frymëzimin nga kërcimi hip- hop, krijuar në vitin 2012 në festivalin ‘Suresnes Danse Festival Cite’. Kjo pjesë do të interpretohet nga katër kercimtarë të Baletit Preljocaj.

Premiera, 10,11 maj 2014, ora 19.00 TKOB{:}