Ministry of Economy, Culture and Innovation

[metaslider id=4511]

Antarësimi i Kosovës në UNESCO jo vetëm duhet të bëhet i mundur, por është edhe i merituar.

Kosova me territorin, banorët, historinë, monumentet dhe kulturën që mbart është një pjesë e mozaikut kulturor të rajonit të Ballkanit.

Të gjitha shtetet e Ballkanit janë në UNESCO dhe është absurde, madje qesharake, që një pjesë e këtij rajoni të mos jetë formalisht brenda, ndërsa është tashmë pjesë e saj me ndërlidhjen organike që ka me historinë e kulturën materiale dhe jomateriale të të gjithë rajonit.

Kultura nuk ka kufij administrativë, e aq më pak luftarakë. Kultura nuk mbrohet duke përjashtuar por duke përfshirë dhe shkëmbyer reciprokisht. Kjo qendron në vetë thelbin e organizatave si UNESCO.

Jo vetem Kosova, por edhe Serbia, edhe Shqipëria, edhe Maqedonia e Mali Zi, përfitojnë nga anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, sepse secili nga vendet tona ka identitetet e veta të mirëfillta kulturore por edhe ndërthurje të tyre, nuk mund të ruajmë, mbrojmë, promovojmë trashëgimitë tona kulturore pa mbrojtur dhe ato të komshiut.

Duke qenë brenda organizatës së UNESCO-s, çdo vend mbron më mirë jo vetëm vlerat e veta por edhe ato të Tjetrit.

Në këtë kuptim trashëgimia që kultivon trualli dhe shteti i Kosovës do të përfitojnë nga konventat e UNESCO-s në metodologji, në përvojë e në zbatim; do të përfitojë përvojën më të mirë të vendeve të tjera anëtare të UNESCO-s; do të jetë nën kujdesin profesional dhe ndërkombetar të organizatës ku Kosova jo vetëm merr por edhe jep.

Dhe Kosova ka shumë për të dhënë..

____________________________________________________________________________________

Kosova’s membership to UNESCO is not simply possible, but also well-deserved.

With its territory, inhabitants, monuments and culture Kosova is part of the cultural mosaic of the Balkans’ region.

All the Balkan countries are part of UNESCO and it is absurd, even ridiculous, to have a plot of this region not formally be part of the family, while it is actually an organic part of it with its history and tangible and intangible culture all over the region.

Culture recognizes no administrative boundaries, let alone military boundaries. Culture cannot be protected by way of exclusion, but instead by inclusion and reciprocal exchange. This lays in the very heart of organizations like UNESCO.

Not only Kosova, but even Serbia, even Albania, even Macedonia and even Montenegro benefit from Kosova’s membership in UNESCO, because each of our countries has got its pure cultural identity, but also its crosscuts; we cannot preserve, protect and promote our cultural heritage without protecting the heritage of the neighbor next door.

By being part of the UNESCO family, each country does not simply best protect its own values, but also those of The Other.

In this point of view, the heritage living in the soil and state of Kosova shall benefit from the UNESCO Conventions in methodology, experience and implementation; it shall benefit from the best experience of the other UNESCO member countries; it shall be under the professional and international care of the organization, not only in the position of a receiver, but also of a giver.

And, Kosova has a lot to give …{:}