Ministry of Economy, Culture and Innovation

[metaslider id=7775]

Nga data 21-23 mars 2014 në Gjakovë u zhvillua festivali i filmit të shkurtër “Gjakova Film Festival”. Në këtë festival u prezantuan 22 filma të metrazhit të shkurtër nga 9 vende të ndryshme të botës, ku
çmimin si filmi më i mirë e mori filmi shqiptar “Darka” i regjisores Suela Bako. Në kuadër të kalendarit të përbashkët Shqipëri-Kosovë 2014, në këtë aktivitet, mori pjesë edhe AQSHF.

Në natën finale, para prezantimit të çmimeve u shfaq një montazh i zgjedhur filmik nga fondi i AQSHF-së me bashkëpunimet e ndryshme kulturore në vitet ’70. Kjo periudhë e lulëzimit të shkëmbimeve kulturore mes Kosovës dhe Shqipërisë u quajt një pranverë e cila u ndërpre në vitet ’80. Ansamble, trupa artistike, teatro dhe veprimtari të tjera janë zhvilluar në të dy vendet, ku janë pritur me madhështi e dashuri. Montazhi u mirëprit nga spektatori gjakovar, i cili pati mundësinë që pas 40 vitesh të shohë edhe një herë veten, të afërmit, artistët e mrekulleshëm dhe qytetin e transformuar.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe drejtoresha e AQSHF, znj. Elvira Diamanti e cila përshëndeti festivalin dhe bashkëpunimin si dhe nënvizoi faktin se aktivitete të tilla do të ketë edhe në të ardhmen, jo vetëm në Gjakovë, por edhe në disa qytete të tjera, përfshi edhe Prishtinën, ku aktiviteti më i afërt do të jetë në muajin korrik 2014.{:}