Ministry of Economy, Culture and Innovation

Shfaqja teatrore “Armiku i popullit”, sipas tekstit të Ibsenit, me regji të Dino Mustafiqit do të shfaqet për publikun e kryeqytetit në Teatrin Kombëtar në Tiranë. Shfaqja është realizuar nga “Teatri i një aktori” nga Shkupi dhe Teatri “Oda” nga Prishtina. Interpretojnë: Bajrush Mjaku, Bislim Muçaj, Ilire Vinca, Alban Ukaj, Arta Selimi, etj.

Të gjitha përmasat e fuqisë së pushtetit mbi qytetarët dhe mbi shoqërinë i shpërfaq qartë e bukur shfaqja teatrore “Armiku i popullit”, me tekst të shkrimtarit e dramaturgut të madh norvegjez të shekullit 19, Henrik Ibsen. Këtë e ka arritur regjisori nga Sarajeva Dino Mustafiq, me trupat dy teatrove të vogla shqiptare: “Teatrit të një aktori” nga Shkupi dhe teatrit “Oda” nga Prishtina.

Pushteti bën gjithçka që t’i mundë rivalët e kundërshtarët, kushdo qofshin ata. I lut. I kërcënon. I shantazhon. I njollos. I korrupton. I shpall naivë, të marrë, tradhëtarë. I shpall armiq…
Në fund, kur sigurohet se i ka hequr qafe, pushteti i rehabilieton kundërshtarët. I qanë. I lavdëron. I dekoron…
Pushteti i ka të gjitha mjetet dhe mundësitë ta mbrojë veten e vet nga rivalët e kundërshtarët. E ka pushtetin. I ka mekanizmat. I ka mediat. I ka paratë…

Atë fuqi, fuqinë e pushtetit, me të gjitha përmasat e saj, e ndjen në lëkurën e tij Doktor Stokman, mjeku i banjave, i cili shpallet armik i popullit nga i vëllai, Pjeter Stokman, njeri i veshur me pushtet. Fuqinë e pushtetit e ndjejnë, me po të njëjtat përmasa, edhe njerëzit e Doktor Stokmanit, familja dhe përkrahësit e idesë së tij për eliminimin e burimit të infeksionit në banjat e qytetit.

1 korrik, ora 19.00, Teatri Kombëtar{:}