Ministry of Economy, Culture and Innovation

Autori : Bertolt Brecht
Përktheu : Robert Shvarc
Regjia: Kiço Londo
Skenografia: Kristo Çala
Kostumografe: Sofi Kara
Me aktorët : Denis Kurushi, Fatjon Mici, Rezart Barjoti, Ergys Çekrezi, Erjon Hinaj, Amir Hasanlliu, Elidon Alika, Dervish Biba, Erlin Visha, Roland Saro, Redian Mulla, Ina Morinaj, Oriana Cama, Xhuliano Briskaj, Endri Çela, Donald Shehu, Arjola Basho, Sara Jaupaj, Ilirda Bejleri, Kristiana Dodaj, Endri Hekurani

Arturo Ui është një dramë alegorike, e shkruajtur me qëllim për të shkatëruar respektin e rrezikshëm që zakonisht ndihet për vrasësit e mëdhenj. Drama që Brecht paraqet, është e njohur në kohë të tjera, në të shkuarën, të tanishmen dhe në të ardhmen. Ai tregon për një kohë që ishte në reçencion: njerëzit janë duke vuajtur rritjen e vështirësisë në rrethana të përkeqsuara, krimi është në rritje, papunësia gjithashtu, dhuna ka shpërthyer në rrugë, drejtësia është e gjunjëzuar.
Shfaqja e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” duke mbajtur parasysh të gjitha këto është një shfaqje për heshtjen dhe bashkëfajsinë për gjëndjen e rëndë në të cilën ndodhemi, sepse lejuam që një grusht kriminelësh të veshur me petkun e politikanit të vjedhin, të vrasin, dhe të kërcënojnë të ardhmen tonë. Kurrë nuk e ngritëm seriozisht zërin tonë kundër bëmave të tyre. I mbyllëm sytë dhe në një farë mënyre me heshtjen tonë i përkrahëm krimet e tyre. Me heshtjen tonë i përkrahëm këta kriminelë të shkatërojnë shtetin, ekonominë, arsimin, shëndetësinë, kulturën dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Ata kapën për fyti çdo institucuion të shtetit, degraduan, vodhën dhe me para të pista privatizuan çdo fabrikë dhe ndërmarrje publike. Heshtëm përballë një grushti gjysmmë-analfabetësh që s’dinë të lidhin dy fjalë. Njerëz të paditur, një tufë injorantësh e kriminelë të paskrupullt që udhëheqin shtetin. Lejuam që kjo “tufë” të na fyejë inteligjencën. Të tallen dhe të shkelin mbi dinjitetin tonë. Me heshtjen tonë i lejuam të bëhën “dikushi”kur në fakt nuk ishin dhe nuk janë askushi. Nuk e ngritëm zërin kurrë për pasuritë e tyre marramendëse që e krijuan me djersën tonë, duke e vjedhur shtetin ndërsa shumica e popullatës mezi po e siguron bukën e gojës.
Lejuam gjithçka.
Çfarë është më e keqja nuk ke çfarë i bën.
Shfaqja “Arturo Ui”  e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” mbështetet besnikërisht mbi përkthimin e mrekullueshëm të Robert Shvarc , por ajo edhe pse bën fjalë për dhunë, vrasje, grabitje dhe terrorin nuk ka asnjë krismë, asnjë të bërtitur madje asnjë ngritje zëri. Gjithshka është fine dhe elementët e mësipërm rrëshqasin nën të dhe më tepër ndihen sesa duken. Për ta bërë më social problemin personazhet tona janë pa gjini, heteroseksual. Kjo ndihet shumë edhe në veshjet e kostumografes Sofi Kara por edhe në dekorin e kursyer dhe mjaft të gjetur të Kristo Çalës. Muzika e shfaqjes është LIVE dhe luhet nga një “muzikant rruge”.
Rritmi I shfaqjes është i shpejtë dhe rezonanca politike e shfaqjes vjen nga mardhëniet, ndërkohë që projeksionet midis akteve janë zëvendësuar me element të natyrës, dhunës dhe jetës së përditëshme.
Loja e aktorëve është mbështetur mbi një trajtim modern të stilit Brehtian duke alternuar natyrën njerëzore me zhvillimin e personazhit. Aktorët janë interesantë dhe argëtues.

Duke filluar nga data 4 prill 2015 çdo të mërkurë, të enjte , të premte, të shtunë dhe të dielë, ora 20:00.
(Të mërkurë dhe të enjte shfaqje me çmim bilete 200 lekë)
{:}