Ministry of Economy, Culture and Innovation

Një përzgjedhje e filmave audio-vizualë  më të rëndësishëm, prodhuar nga ekipet arTVision do të prezantohet me një ekspozitë  në Moskë, në Qendrën MARS, nga Savina Gallery.

Nga data 13 gusht – 30 shtator 2015, ArTVision do të prezantojë prodhimet e artistëve  në Qendrën Mars, në një ekspozitë njëherësh në përfshirjen e një programi edukativ kushtuar medias vizive.

Ekspozita prezanton veprat e autorëve:  Giuseppe Abbate, Anduela Aliko, Lulzim Alija, Fatlum Doçi, Veronica Liuzzi, Maria Lucia Muska, Ornela Rada, Livia Toka, Ermelinda Lupi, Leonidha Mano, Beatrice Favaretto, Vanessa Ignoti, Gianluca Giusto, Samir Sayed Abdellatef. Gjithashtu, programi edukativ  do të prezantojë  dokumentarët  mbi idetë dhe prodhimet e artistëve: Irena Lagator Pejovic, Dario Agrimi, Miki Carone, Daniela Corbascio, Claudio Cusatelli, Guillermina De Gennaro, Giulio De Mitri, Raffaele Fiorella, Michele Giangrande, Claudia Giannuli, Iginio Iurilli, Christian Loretti, Pierpaolo Miccolis, Giampiero Milella, Massimo Ruiu, Francesco Schiavulli, Tarshito, Yllka Gjollesha, Fokus Grupa&projekti Spajalica Art.

Qendra Mars është një nga qendrat e para të artit bashkëkohor në Moskë, e krijuar në vitin 1988. Sot, ajo është një laborator për artin digjital dhe një hapësirë ​​e duhur për ekspozita. Ajo propozon t’u bëjë të njohur spektatorëve  rusë shumicën e veprave hi-tech të artistëve bashkëkohorë në Evropë e më gjerë, duke përfshirë edhe teknologjinë interaktive dhe mediat e reja.

Savina Gallery është një nën-projekt i Agjencisë kuratoriale Sparta, e krijuar në Shën Petersburg, në vitin 2013. Galeria bashkëpunon gjerësisht me artistë rusë dhe artistë bashkëkohorë jashtë Rusisë, me muze dhe galeri evropiane e më gjerë. Ai fokusohet në prezantimin e lidhjeve dhe ideve konceptuale të autorëve nga vende të ndryshme për ti drejtuar shikuesit në një nocion të artit bashkëkohor, parë si një fenomen global.

http://www.artvision.

13gusht-30 shtator 2015, Qendra Mars, Moskë{:}