Ministry of Economy, Culture and Innovation

ARTVISION_questionnaire

pershkrimi_wp3_AL

Projekti ARTVISION, në të cilën Ministria e Kulturës është partner Institucional i integruar në projekt, promovon inovacionin në fushën e komunikimit kulturor duke u ofruar produksioneve origjinale nga artiste të rinj mundësinë për të fituar vizibilitet duke krijuar kanale të ndërthurjes tematike të mediave, qe do të transmetojë produksione origjinale të arteve bashkëkohore.

Bashkëfinancuar nga Programi IPA Adriatic CBC 2007-2013, projekti realizohet falë një partneriteti midis rajonit të Pulias dhe Venetos, Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi.

Një nga aksionet e projektit ARTVISION, synon promovimin e formave të reja të mundshme të bashkëpunimit midis artistëve dhe organizatave kulturore që operojnë në zonën e Mesdheut. Në mënyrë që ky synim të arrihet, projekti po promovon tek organizatat kulturore në zonën e Mesdheut një studim të hollësishëm për të vlerësuar mënyrën sesi ato operojnë dhe llojin e partneritetit që ato kanë krijuar.

Si pjesë e këtij studimi, është edhe plotësimi i një pyetësori online, i cili është dizenjuar për institucionet dhe organizatat kulturore që operojnë në zonën e Mesdheut. Pyetësori përbëhet nga 29 pyetje të mbyllura dhe nuk të merr më shumë se 5-10 minuta kohë. Pyetësorin mund ta gjeni në ndërlidhjen vijuese:

IT.SURVEYMONKEY.COM/S/SYYP2DF

Pyetësori përbëhet nga 29 pyetje të mbyllura dhe nuk të merr më shumë se 5-10 minuta kohë.

 

Për t’u dhënë përgjigje disa pyetjeve ju nevojitet informacion specifik në lidhje me organizatën tuaj: numri i aktiviteteve dhe projekteve të realizuara çdo vit, buxheti vjetor, sa njerëz në vit punojnë në organizatën tuaj, aktivitete në lidhje me fondet dhe rritjen e tyre.

Përgjigjet presupozohet të jenë treguese, ndaj vlerësimet në lidhje me këto pyetje janë të mjaftueshme. Në rast se nuk mund ta hapni versionin online, mund të plotësoni versionin pdf të pyetësorit, të cilin mund ta shkarkoni. Pasi ta keni plotësuar, ju lutem dërgojeni pranë Herida Duro, Përgjegjëse e Sektorit të Krijimtarisë Artistike në Ministrinë e Kulturës, me e-mail: herida.duro @ kultura.gov.al.

Gjithashtu ky informacion, mund ti shpërndahet ose vihet ne dispozicion çdo te interesuari, që vepron në fushën e kulturës.

Duke shpresuar në kontributin tuaj, gjejmë rastin t’ju falënderojmë dhe sigurojmë mbështetjen e Ministrisë se Kulturës në bashkëpunime te mëtejshme.{:}