Ministry of Economy, Culture and Innovation

Mbështetur nga Ministria e Kulturës në sallën “Kadri Roshi” të Teatrit Kombëtar do të zhvillohet leximi publik i dramës “Aty ku dielli nuk perëndon” me autor  Saimir  Gongo. Po sikur në vitin dymijë e dyqind toka të jetë errësuar aq shumë., sa për të jetuar aty, duhet ti paguash rrezet e diellit që ti kesh? Po sikur disa të kenë mundësi të jetojnë në hënë, aty ku ka diell pa ndalesë?

Elmer një shkrimtar në mes të dyzetave do më të mirën për familjen e tij. “Gjith’ ç’ka kam, janë aftësitë e mia si shkrimtar – mendon ai -Dhe nëse gjithçka shkon si duhet dhe shkruaj një roman të suksesshëm, ndoshta e çoj familjen time aty ku ia vlen të jetosh. Në botën e ndriçuar pse jo, në hënë, aty ku dielli nuk perëndon!”

Do t’ia dalë mbanë?

Me aktorët:  Neritan Liçaj, Adelina Muça, Esi Kame, Sokol Angjeli, Irgen Çela, Ema Andrea, Laert Vasili.

19 qershor, ora 18:30, TK, Tiranë{:}