Ministry of Economy, Culture and Innovation

Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës vjen për herë të parë në Tiranë me një shfaqje të përgatitur me koreografi të Ilir Kernit dhe një nga koreografi kosovar Mehmet Bakalli. Bëhet fjalë për shfaqjet “Balloja e diplomës” dhe “Dasma”, të cilat në datat 16 Mars dhe 17 mars 2014 do të ngjiten në skenë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës ka qenë pwr herw tw fundit nw Shqipwri nw vitin 1980, me shfaqjen koreografike të titulluar “Halili dhe Hajria”, kompozuar nga Tish Daija në vitin 1963.

Ardhja e trupës së Kosovës, për herë të parë në Tiranë, pas 34 vitesh është një ngjarje e jashtëzakonshme. Me nënshkrimin e marrëveshjes së protokollit: Kultura-hapësira jonë e përbashkët, mes Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, ky është fillimi i bashkëpunimit institucional në fushën e kulturës. Ambiciet janë për të krijuar një trupë e përbashkët, por rezidentë në dy kryeqytetet Tiranë dhe Prishtinë.  Baleti “Ballo e diplomës”  pati premierën  në TKOB, ku u mirëprit nga spektatori si një vepër koreografike e freskët, elegante dhe plot humor. Kjo shfaqje,  më datën 17 mars do të interpretohet nga trupa e baletit e Prishtinës.  Kjo thurrje eksperiencash, kulturash është një moment historik, i cili afron në mënyrë institucionale kulturën shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë.{:}