Ministry of Economy, Culture and Innovation

[metaslider id=7830]

Premiera e baletit “Ballo e diplomës” me koreografi të Ilir Kernit prezantohet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në datat 14, 15, 17 mars, ora 19.00. Në një konvikt nxënësesh, vajzash të reja, organizohet “Ballo e diplomës” dhe me këtë rast ftohen të festojnë në ditën e diplomimit të tyre edhe disa kadetë të rinj të një garnizoni, shkolle ushtarake aty pranë. Ajo që i fton, por edhe që i mbikëqyr njëkohësisht, është drejtoresha e vajzave. Drejtoresha dhe vajzat e presin këtë moment me shumë emocion. Së bashku, përgatisin një program që do t’i bëjë të dy palët të mbeten të kënaqur.

Megjithëse në fillim të dyja palët janë të ndrojtura karshi njëra-tjetrës, dalëngadalë mes të rinjve fillojnë të lindin pëlqimet dhe simpatitë e para. Përjetimit të ndjenjave nuk u shpëton as drejtoresha dhe gjenerali, një burrë në moshë që udhëheq kadetët e rinj. Festës i vjen fundi, dhe kadetëve u duhet të kthehen në garnizon. Vajzave dhe drejtoreshës, nuk u mbetet gjë tjetër veçse të shpresojnë që një gjë e tillë do të ndodh përsëri, po kaq bukur dhe me ndjenjë. Koreografi Ilir Kerni sjell një shfaqje elegante, të freskët dhe që komunikon me një auditor të gjerë grupmoshe, duke nisur me  të rinjtë. Edukimi përmes artit është një nga prioritetet e Ministrisë së  Kulturës, e cila shumë shpejt po gjen vendin e vet  në institucionet e kulturës shqiptare. Shfaqja do të jepet për të rinjtë të shtunave  paradite dhe njëherësh do të prekë me një tur shfaqjesh edhe qytete të tjera të Shqipërisë për ti afruar pranë kësaj gjinie të artit.

Skenografia nga Tonin Prendi dhe kostumet nga Elva Bella. Baletmaestër: Alisa Gjoni. Në role: Alisa Gjoni, Erald Zela, Besi Skura, Ledia Sulaj, Jonida Onuzi, Odeta Dishnica , Endri Shkoza, Fatjon Lito, Pas de deux “La Sylphide” Enada Hoxha, Gerd Vas, Erisa Gina, Dion Gjinika, Jonida Onuzi, Loreta Bala, Adela Muçollari, Ervis Nallbani, Dion Gjinika.

“Balloja e diplomës” është një përmbledhje e pjesëve muzikore të Johan Strauss (valse, marshe, mazurka, galop etj.) të cilat së bashku krijojnë tërësinë e një vepre.  etj.

Po në TKOB më datë 16 mars prezantohet baleti me një akt “Dasma”. Koreografia e Mehmet Bakallit. Skenografia  realizohet nga Bardha Neziri dhe kostumet Samka Ferri.Interpretojnë solistët dhe Trupa e Baletit të Kosovës.{:}