Ministry of Economy, Culture and Innovation

Qyteti i një mbi një dritareve numëron 16 vite në UNESCO, si pjesë e listës së trashëgimisë kulturore që prej korrikut të 2008.
Arkitektura e rrallë afro 2500 – vjeçare e qytetit të Beratit, historia që mbart, vlerat e tij të jashtëzakonshme kulturore dhe historike, tashmë prej shumë kohësh kanë qenë në vëmendjen e shumë vizitorëve nga mbarë bota.
Kalaja e Beratit, kishat dhe xhamitë e tij të vjetra, Muzeu Kombëtar Ikonografik Onufri, përveçse disa nga atraksionet e qytetit, janë edhe një dëshmi e rrallë e bashkëjetesës harmonike të kulturave dhe traditave të ndryshme që në hershmëri.