Ministry of Economy, Culture and Innovation

FAZA E PARË

Pas thirrjes së hapur të Ministrisë së Kulturës, për projekt-propozime, për realizimin e Pavijonit Shqiptar, në edicionin e 17-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës – Bienalia e Venecias, 2020, me temë “How will we live together”, në Ministrinë e Kulturës u paraqitën propozimet si më poshtë:

  1. Di Robilant, Veizaj, Islami, Isola​

Titulli i Projektit të propozuar: Mure pa emër – përmbysja e karakterit ndarës të një elementi arkitekturor

  1. StudioArch14

Titulli i Projektit të propozuar: eShkuara/eTashmja/eArdhmja/eMundura/eDuhura

  1. TODE Studio

Titulli i Projektit të propozuar: “in ship – out ship” “in city out city”

  1. MAD Büro

Titulli i Projektit të propozuar: “Së bashku të ndarë”

  1. Andoni, Mali, Ferra, Breçani

Titulli i Projektit të propozuar: APart, I veçuar, apo pjesë?

  1. ARTiLERIA Sazan

Titulli i Projektit të propozuar: “Ishulli prototip”

  1. Ekipi Kumbima

Titulli i Projektit të propozuar: Kumbima

  1. CNCRT

Titulli i Projektit të propozuar: Mikpritja

  1. AXIOM

Titulli i Projektit të propozuar: House of Fire

  1. Studio Vlora

Titulli i Projektit të propozuar: Sofra e Skënderbeut

 

Pas shqyrtimit të projekt-propozimeve të renditura më lart, Juria, e përzgjedhur nga Ministria e Kulturës, në mbledhjen e datës 25.10.2019, seleksionoi projekt-propozimet, që kualifikohen për fazën e dytë duke qenë se kanë marrë të njëjtin numër votash​, si më poshtë vijon:

“Mure pa emër – përmbysja  e karakterit ndarës të një elementi arkitekturor” – Di Robilant, Veizaj, Islami, Isola

“APart, I veçuar, apo pjesë?” – Andoni, Mali, Ferra, Breçani​

“Ishulli prototip” – ARTiLERIA Sazan

“Kumbima” – Ekipi Kumbima

Aplikuesit e projekt-propozimeve të përzgjedhura, do të kontaktohen nga Ministria e Kulturës, për detaje të mëtejshme, mbi vijimësinë e procesit, në fazën e dytë.{:}