Ministry of Economy, Culture and Innovation
Në bllokun e objekteve të reja të programit të rindërtimit, në njësinë 6, Kombinat, ku u informova për punën, ecurinë dhe për lajmin e shumëpritur që brenda dhjetorit hidhet shorti i parë për 75 familje përfituese dhe në janar vijohet me shortin tjetër edhe për 100 familje të tjera! Ndërsa është kontraktuar investimi për punimet e infrastrukturës rrugore, kanalizime e instalime nëntokësore, do të zgjidhet edhe rigjenerimi urban që prek prona e banesa afër kompleksit të ri ku do të jetojnë qindra familje të prekura nga emergjenca e tërmeteve!
– Janë ngritur tashmë 12 seksione në këtë bllok, ku 10 kanë përfunduar e 2 në karabina, ndërsa po lidhet uji e dritat!
– Do të sistemohen korrektësisht të gjithë të shpronësuarit e parcelës!
– Do të respektohen me transparencë të padiskutueshme kriteret sociale, ekonomike dhe rendi i çdo aplikimi!
– Do të vijojë ndërtimi edhe i një tjetër seksioni, i zhvendosur nga projekti fillestar si edhe pritet përfundimi i një procesi gjyqësor për të mundësuar nisjen e punës edhe për 3 seksione të tjera, duke i çuar në 16 në total!
– Do të çlirohen gjithashtu nga bllokimi një numër objektesh që u pengohej legalizimi, në zonën përreth parcelës!