Ministry of Economy, Culture and Innovation

KONKURS

 

Në mbështetje të veprimtarive dhe projekteve të Ministrisë së Kulturës si pjesë e politikave të saj kulturore, me qëllim edukimin dhe formimin cilësor të brezit të ri nëpërmjet arteve, në mbështetje të krijimtarisë aplikuese të konkursit të novelave grafike, që rezultoi i suksesshëm në gjashtë edicionet e tij të para,

 

 

MINISTRIA E KULTURËS

shpall:

Çeljen e Edicionit VII të Konkursit Kombëtar

“NOVELAT GRAFIKE SHQIPTARE, 2022

 

 

 

Kriteret e organizimit të edicioni VII të Konkursit Kombëtar “Novelat Grafike Shqiptare 2022”

 

Pjesëmarrja

Konkursi është i hapur për çdokënd pa dallim moshe, gjinie, profesioni, arsimimi etj.

Çdo pjesëmarrje në konkurs  pranon automatikisht të gjitha kriteret e shpallura zyrtarisht nga Ministria e Kulturës.

 

Qëllimi

Qëllimi final i  këtij aktiviteti kulturor është edukimi artistik dhe gjuhësor përmes vlerave të trashëgimisë kulturore materiale (konteksti) dhe jomateriale (shprehja), të aplikuara në gjininë e novelave grafike si dhe mbajtja gjallë e kulturës popullore.

 

Tematika

Tematika e veprave që do të paraqiten është e lirë.

 

Punët mund të bazohen në tematika shqiptare nga trashegimia kulturore (Muze, parqe arkeologjike, monumente kulture, qendra historike etj.), letërsia (romane, novela, tregime), sporti(ngjarje sportive te rendesishme) politika, legjenda dhe përralla, gojëdhëna, zakone dhe tradita, lojra popullore,  kinematografi, realitete të përditshme, etj .

 

Rëndësi duhet t’i kushtohet tesktit dhe permbajtjes se fabules,  teknikave të punimit, mënyrave të shprehjes së fabulës, përshkrimit të karaktereve, inkuadrimit të narracionit, përdorimit të elementeve simbolike si mjete të gjuhës apo të komunikimit etj.

Ky projekt synon, gjithashtu, mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe. Për këtë arësye  rëndësi e veçantë duhet t’i  kushtohet përdorimit të onomatopeve në novelat grafike.

 

Përsa i përket teksteve shoqeruese, ato mund të jetë në gjuhën shqipe standarde, në dialekt ose në gjuhën e pakicave kombëtare.

 

Kriteret për realizimin e punimeve që do të paraqiten

  • Autorët mund ta paraqesin novelën grafike në gjuhën shqipe standarde ose edhe në dialekt. Nëse autori i përket minoriteteve kombëtare, ai mund ta paraqesë Novelen Grafike në gjuhën e komunitetit dhe me përkthimin përkatës në gjuhën shqipe.
  • Preferohen novela grafike të cilat tekstin e zhvillojnë vetëm me anë të imazheve grafike dhe përdorimin e onomatopeve në gjuhën shqipe ose në gjuhët e minoreteteve.
  • Në punimet e paraqitura, duhet të jetë në vëmendje të pjesëmarrësve Ligji i të Drejtave të Autorit. Mos respektimi i këtij Ligji sjell skualifikimin e punës së paraqitur.
  • Teknika është e lirë.
  • Të interesuarit duhet të paraqesin punimet në format digjital jpg ose pdf. Puna duhet te jete ne numer tek fletesh, (3 ose 5 ose 7 fletë A4) me rezolucion te larte. Punimi duhet te shoqerohet me nje tekst pershkrues te shkurter te noveles ( 1/3 faqe A4).
  • Pjesemarresi pervec punimit duhet te dergoje nje CV të shkurtër personale në shqip në format word  me foto portret format 4x5cm në jpg, vendin e shkollimit apo te punes dhe numrin e telefonit.

 

Koha e zhvillimit

Konkursi do të mbyllet  më 30 Tetor 2022.

 

Mënyra e dorëzimit të punimeve

Kandidatët duhet t’i paraqesin punimet në mënyrë elektronike në adresën e e-mail: novela.grafike@kultura.gov.al.

 

 

Juria

Për përcaktimin e çmimeve të konkursit do të ngrihet një juri e përbërë nga 3 personalitete të fushës.

Juria ka të drejtën e skualifikimit për veprat, të cilat nuk plotësojnë kërkesat dhe  kriteret e përcaktuara dhe të shpallura zyrtarisht nga Ministria e Kulturës.

Vendimet e marra nga Juria do të jenë përfundimtare.

 

Fazat e zhvillimit

Faza e parë : deri 30 Tetor 2020.

Në këtë fazë realizohet shpallja konkursit si dhe kriteret e pjesëmarrjes në faqen e Ministrisë së Kulturës : www.kultura.gov.al,  E-mail: novela.grafike@kultura.gov.al

 

Faza e dytë : Deri 15 Dhjetor 2022

 

Realizimi i botimit të katalogut me punët e përzgjedhura.

Përcaktimi i çmimeve fituese nga juria, hapja e ekspozitës me punimet e paraqitura dhe organizimi i ceremonisë së ndarjeve të çmimeve.

Punimet e përzgjedhura do të printohen dhe ekspozohen në materiale të cilësisë së mirë, të përshtatshme për këtë qëllim.

Të gjithë pjesëmarrësve në konkurs do t’ju dorezohen kopje të botimt  të “ Novelat Grafike shqiptare 2022”, Edicioni VII.

 

Per punet me te mira do te kete honorare si me poshte :

 

Çmimi i parë, 100.000 lekë.

Çmimi i dytë , 80.000 lekë

Çmimi i tretë, 60.000 lekë

Çmimi i katërt, 30.000 lekë

Çmimi i pestë, 20.000 lekë

 

Faleminderit{:}