Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ndërsa flitet kaq shumë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Tomorr Merlika, një 75-vjeçar nga Kruja, dorëzon në Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare, në Tiranë, një kambanë kishe, të cilën e ruante prej vitesh në bodrumin e shtëpisë së tij. Objekti prej bronzi peshonte 40 kilogramë dhe i takonte vitit 1957. Krutani mori në mbrojtje çka kishte mbetur nga kambana, pasi kisha katolike që ndodhej në kalanë e Krujës u përfshi nga një zjarr në vitet ’90. Në vend që ta çonte për skrap, siç shumë syresh do kishin bërë, Tomorr Merlika e dorëzoi atë në DRKK-në e Tiranës. Për këtë akt, që drejtori Shpend Bengu e quajti të jashtëzakonshëm, në Ditën e Trashëgimisë Kulturore, Merlikës iu dorëzua një Certifikatë Mirënjohjeje. Në ceremoni merrte pjesë edhe ministrja Kumbaro, e cila e quajti rastin e Merlikës një shembull që duhet ndjekur nga të gjithë shqiptarët{:}