Ministry of Economy, Culture and Innovation

Punët e 25 artistëve shqiptarë, italianë (nga Pulia e Venecia), malazezë e kroatë shfaqen për 24 ditë tek “Piramida” në qendër të Tiranës. Ekspozita, etapa e parë prej pesë syresh, është pjesë e projektit të artit bashkëkohor “ART IN PORT – Coexistence: for a new Adriatic koinè”. Ekspozita vjen nën kujdesin e kritikut dhe kuratorit artistik Roberto Lacarbonara, ndërsa për të kanë bashkëpunuar Universiteti i Arteve në Tiranë me profesorët Vladimir Myrtezai Grosha dhe Pjetër Guralumi. Ministria e Kulturës përfaqësohet nga kuratori Ardian Isufi.

Artistët në punët e tyre, kanë sjellë përplasjet me realitetin, historinë, traditën, legjendat, migrimin, nomadizmin, kanë ironizuar ekonominë e më gjerë. Ekspozita është pjesë e projektit “arTVision. A live art Channel”, i financuar nga Programi Evropian IPA Adriatic. Sipas konceptit kuratorial, “Coexistence: for a new Adriatic Koinè” është një ekspozitë në pesë “përthyerje” në vende e territore të ndryshme, për të pohuar konceptin e një Koinè-je artistike, një gjuhë të përbashkët e cila synon të kthejë identitetet territoriale në dinamika të marrëdhënieve, të hapjeve dhe ballafaqimeve artistike.

Ideja shtysë e kësaj ekspozite përpiqet të strukturojë një dialog të ngushtë mes kombeve ndërkufitare përmes një operacioni kulturor, me qëllim gjetjen artistike të elementëve që bashkojnë dhe dallojnë popujt që ndajnë pjesën adriatike e të ashtuquajturit “mare nostrum”, siç e cilësonin Mesdheun autorët klasikë.

Piramida, 1 – 24 gusht 2014{:}