Ministry of Economy, Culture and Innovation

Pas disa raportimeve të bërat nga media ditët e sotme mbi ndërtime në Parkun Kombëtar të Butrintit, Ministria e Kulturës sqaron si më poshtë:

Në Parkun Kombëtar të Butrintit nuk janë duke u kryer gërmime apo ndërtime të reja por në bazë të Vendimeve ligjore dhe teknike janë duke u përshtatur objektet ekzistuese me qëllim përdorimin e tyre për kryerjen e shërbimeve të standardizuara brenda Parkut Kombëtar të Butrintit. Ministria e Kulturës thekson se prej shumë vitesh në Parkun Kombëtar të Butrintit është konstatuar se ofroheshin shërbime tregtimi të cilat nuk respektonin legjislacionin përkatës fiskal, legjislacionin mbi sigurinë e produkteve ushqimore, legjislacionin mbi produktet kozmetike etj, në mungesë ndër të tjera edhe të kushteve higjeno-sanitare.

Në kuadër të rritjes së cilësisë dhe standardizim të shërbimeve të ofruara në sitet e Trashëgimisë Kulturore prej tashmë 4 vitesh, Ministria e Kulturës ka ndërmarrë një sërë aksionesh dhe nismash në linjë edhe nismat e tjera si: rritja e sigurisë në përshkueshmërinë e itinerareve turistike brenda parqeve kombëtarë; përmirësimi dhe funksionimi i nyjeve higjeno-sanitare, infrastruktura cilësore të aksesueshmërisë dhe pritjes së vizitorëve, etj.

Vlen të theksohet në këtë kontekst, se për të zgjidhur problematikën, në vitin 2015 dhe 2016 Ministria e Kulturës ka miratuar dy udhëzime specifike, të cilat janë hartuar në bazë të ligjit të Trashëgimisë Kulturore (publikuar në Fletoren Zyrtare dhe ëebsite e Ministrisë së Kulturës) me qëllim standardizimin dhe mirëadministrimin e siteve të Trashëgimisë Kulturore. Hartimi dhe fazat e zbatimit të këtyre udhëzimeve kanë kaluar përmes një sërë konsultimesh me grupet e interesit dhe komunikimeve publike.

Në zbatim të këtyre Udhëzimeve dhe për të zgjidhur problematikat më sipër, Ministria e Kulturës dhe institucionet e saj teknike vendimarrëse kanë miratuar projektet mbi intrastrukturën e standartizuar të ofrimit të shërbimeve në dy qendra specifike të cilat ofrojnë shërbimet e tyre brenda Parkut Kombëtar të Butrintit. Qendra SAL (Souvenir-Art-Libra) dhe Qendra Multifunksionale Shërbimesh të cilat do tregtojnë vetëm produktet e miratuara dhe certifikuara paraprakisht nga Ministria e Kulturës.

Edhe njëherë Ministria e Kulturës sqaron opinion publik se asnjë godinë e re nuk ndërtohet në Parkun Kombëtar të Butrintit por ëshë duke u kryer përshtatja e ambienteve ekzistuese me struktura të përkohshme dhe në përputhje me të gjithë parametrat e parashikuara nga konventat e UNESCO-s. Ashtu siç dhe parashikohet në Vendimin nr. 712/3 datë 25.05.2017 i Këshllit Kombëtar të Arkeologjisë dhe vendimit nr. 149 datë 12.05.2017 i Këshillit Kombëtar të Restaurimeve të cilët miratojnë projektin me titull “Rehabilitimi dhe ndërtimi i pikave të shërbimit në Parkun Antik të Butrintit”, projekt i miratuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.

Ministria e Kulturës falenderon për interesimin në vazhdim të medias mbi çështjet Trashëgimisë kulturore dhe siguron opinionin publik mbi profesionalizmin e lartë dhe transparencën me të cilën institucioni ynë përmbush detyrat funksionale.

DEKLARATA E MINISTRISË SË KULTURËS

 {:}