Ministry of Economy, Culture and Innovation

Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë „Deti i Bardhë II“ që organizohet në Tiranë (TILF 2015) në datat 29-31 Tetor, sjell pranë lexuesve shqiptarë, shkrimtarë nga Austria, Gjermania, Italia, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Shqipëria dhe Zvicra.

21 autorë tregojnë përmes motos së sivjetshme të festivalit: “Letërsi në Tranzit” rrugëtimin e tyre letrar dhe reflektojnë me njëri-tjetrin mbi letërsinë dhe artin bashkëkohor në tranzicion, si atë politik e shoqëror, ashtu edhe në procesin e tyre letrar përmes gjuhës. Një pjesë e shkrimtarëve të ftuar shkruajnë në gjuhën e vendeve pritëse. Asnjëherë më qartë se sot, fenomeni nuk e ka shfaqur natyrën e vet, në kushtet e një kontinenti që nuk resht së zbuluari vetveten.

Festivali i këtij viti është pasuruar me disa aktivitete shtesë përveç leximeve dhe diskutimeve me autorët, si TIRANA LEXON! – e konceptuar si maratonë leximi më datën 29 Tetor; GEG POETRY, një takim shkrimtarësh që shkruajnë dhe krijojnë në dialektin ’geg’, takimi për STEFAN ZËEIG dhe veprën e tij në shqip, apo ëorkshop-in kreativ “ACROSS THE BORDERS” me artistë të rinj nga rajoni.

TILF 2015 synon të kthehet në një auditor të hapur mes të ftuarve dhe publikut shqiptar, i cili në këto 25 vitet e fundit po përjeton një tranzicion të thellë politik e shoqëror. Sidomos brezi i ri ka nevojë për perceptimet që vijnë nga vende të ndryshme të Europës.

Një projekt i Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe të fondacionit Allianz Kulturstiftung.

Info: http://www.tiranalitfest.com/

29-31 tetor 2015, Teatri Kombëtar, Teatri  Metropol, Tiranë{:}