Ministry of Economy, Culture and Innovation

Festivali “Different Trains “  fillon  edicionin e tij të tretë. “Different Trains” është festivali i muzikës që do të zhvillohet nga datat 24 shtator-1 tetor në Tiranë, i cili ka mbledhur  artistë brilantë shqiptarë të njohur në skenat e botës dhe artistë të huaj në skenën shqiptare. Ky festival vjen si një ide për të krijuar një event muzikor paksa special, me disa muzikantë shqiptarë dhe  të huaj që  interpretojnë në në skenat botërore.  Një program mjaft i variuar do të krijojë një atmosferë të veçantë midis artistëve në skenë dhe publikut shqiptar. Programimi në formacione duo, trio, kuartet dhe kuintet vjen nga një vullnet për të ndarë skenën së bashku. Qëllimi I këtij festivali mbetet komunikimi përmes muzikës “Muzika të jep mundësinë të kalosh disa pengesa të personalitetit në njohjen e njerëzve dhe të shkosh në thelbin e tij, në ndjeshmërinë e natyrës njerëzore. Dhe nuk ka gjë më të bukur se sa ta ndash këtë me artistë të tjerë të mëdhenj”.

Ky festival mbështetet nga Ministria e Kulturës.

 

Datat dhe programi

24 shtator Universiteti i Arteve ora 19.00
Haydn- Schubert

27 shtator TKOB ora 19.00
Mendelssohn- Shostakoviç- Dvorak

28 shtator Universiteti i Arteve ora 19.00
Mozart- Dvorak

1 tetor TKOB ora 19.00
Brahms- Shostakovic- Franck

Me Klaidi Sahatçi, Jonian Ilias Kadesha, Bartek Niziol, Altin Tafilaj, Vladimir Bukaç, Vlorent Xhafaj, Alexander Somov, Alexander Kobrin.
Biletat për festivalin “Different Trains” pranë biletarisë së Teatrit të Operas dhe Baletit.

Për rezervime dhe kontakt  042 224753 dhe 069 57 59 452{:}