Ministry of Economy, Culture and Innovation

[metaslider id=6536]

Në kuadër të Tetorit Gjerman 2014 hapet ekspozita “Diktatura dhe demokracia në epokën e ekstremeve. Fasha drite mbi historinë e Evropës së shekullit  XX”.

Ekspozita tregon Evropën e shekullit të XX si një histori dramatike mes lirisë dhe tiranisë, mes demokracisë dhe diktaturës. Shkas për këtë bëhet edhe njëkohshmëria e jubileve të plotë, të cilët ilustrojnë më mirë ndërthurrjen e historive kombëtare: 2014 shënon 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, 75 vite kanë kaluar nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore, 25 vite nga revolucionet paqësore dhe dhjetë vite nga zgjerimi lindor i BE-së.

Ekspozita prezanton 190 fotografi të marra nga disa arkiva evropiane dhe nxit diskutimin për t’u marrë me historinë e diktaturës dhe demokracisë në Evropën e shek. XX.

Kjo ekspozitë prezantohet nga Intituti i Mynihut për Historinë Bashkëkohore, Radio gjermane Kultura dhe Fondacioni Federal për Trajtimin e Diktaturës së SED.

13 tetor-19 tetor (në gjuhën shqipe)
Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë
{:}