Ministry of Economy, Culture and Innovation

Nis në Tiranë “Diploma Europiane në Menaxhimin e Projektit Kulturor” që do të mbahet në Tiranë nga data 11 – 20 tetor 2016. Ky projekt synon të përmbajë  trajnime dhe eksperiencat e të mësuarit të diversitetit kulturor dhe ndërajonal, si një mënyrë për ti dhënë kulturës një vend më të ndjeshëm në Europë dhe jashtë saj. Nëpërmjet kësaj metodologjie dhe përmbajtje, ky program europian, është një mënyrë që synon jo vetëm të zhvillojë dijet e menaxherëve të rinj të kulturës, gjithashtu të ndihmojë pjesëmarrësit që të kuptojnë ndryshimet që ndodhin në Europë në këtë fushë.

Sesioni i parë do të zhvillohet në Ministrinë e Kulturës, me pjesëmarrjen e Ministres së Kulturës, Znj. Mirela Kumbaro,  Kryebashkiakut të Tiranës Z. Erion Veliaj dhe Drejtorit të Diplomës Europiane Z. Jean Pierre Deru.

13 tetor , Ministria e Kulturës, salla Tefta Tashko Koço, ora  9:00 – 15:00{:}