Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në Ditën Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, promovojmë mozaikun tonë të pasur kulturor, një pasuri që na përfaqëson jo vetëm në Shqipëri 🇦🇱, por është edhe ambasadori ynë më i mirë në botë.

Çdo gjuhë, rit, këngë, traditë apo veshje popullore nuk është thjesht trashëgimi dhe kulturë, është pjesë e identitetit tonë të përbashkët dhe dëshmi e historisë që na bashkon.

Sot, hyrja në të gjitha sitet tona kulturore është falas për çdo vizitor!

Një ftesë për të gjithë që të ecim mes historisë, të mësojmë nga e shkuara dhe të vlerësojmë shumëllojshmërinë që e bën kulturën tonë kaq të pasur.

Të jemi më kuriozë, më të hapur, më respektues ndaj kulturës së tjetrit. Sepse kultura është dialog. Kultura është zhvillim. Kultura jemi të gjithë ne.