Ministry of Economy, Culture and Innovation

Për herë të parë Biblioteka Kombëtare bëhet pjesë e aktiviteteve botërore kushtuar librit për fëmijë në Ditën  ndërkombëtare të librit për fëmijë. Që prej vitit 1967, 2 prilli, ditëlindja e një prej shkrimtarëve më të dashur për fëmijë,  Hans Christian Andersen, është shpallur si ditë e veçantë e nxitjes dhe inicimit të dashurisë së leximit te lexuesit e vegjël. Duke iu përgjigjur interesimit gjithnjë e më të madh të fëmijëve për aktivitete të tilla, si dhe duke iu përshtatur kalendarit shkollor në vend, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë  hap javën e saj të letërsisë fëminore që më 26 mars ora 11 me lexime të ndryshme të përzgjedhura nga vepra e Andersenit si dhe e shumë autorëve të tjerë të letërsisë fëminore.

26-29 mars, BK, Tiranë{:}