Ministry of Economy, Culture and Innovation

Kalendari-Trashegimia.pdf

18 prilli, ёshtё shpallur Dita Ndёrkombёtare e Monumenteve tё Kulturёs dhe Siteve Arkeologjike nga organizatat e trashёgimisё botёrore ICOMOS dhe UNESCO, qё prej vitit 1982. Ёshtё dita ku popujt dhe kombet nё tё gjithё botёn e kthejnё vёmendjen nga trashёgimia e tyre kulturore, njihen me vlerat e saj dhe sensibilizohen pёr mbrojtjen dhe promovimin e kёtyre vlerave.

Dita ndërkombëtare e monumenteve dhe vendbanimeve historike paraqet një mundësi për të gjithë Komitetet Kombëtare të ICOMOS-s që të mbrojnë qëllimet e tyre të përbashkëta në të njëjtën ditë.

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me DRKK në të gjithë vendin do të organizojnë aktivitete sensibilizuese në Durrës, Shkodër, Berat, Gjirokastër, Korçë, Elbasan, etj. Më 18 Prill 2016 në shëtitoren e qytetit të Beratit  do të organizohet edicioni dytë i panairit “Unë Kujdesem për Trashëgiminë Kulturore”. Bashkëpunim i QKM,DAR,DRKK,Bashkise-Berat dhe BID.

 

Sensibilizim, ndërgjegjësim dhe edukim i popullsisë me dashurinë për trashëgiminë kulturore, me kujdesin e përditshëm për monumentin dhe vlerën kulturore! Kjo do të thotë aktivitet dhe punë e përditshme me shkollat, me banorët, me të rinjtë, me autoritetet lokale. Ata duhet të jenë pjesë e aksioneve kulturore, duhet t’i jetojnë monumentet si hapësirë ku jetojnë dhe jo si dekor i pandjeshëm. Të gjitha nismat, siç është ajo e MK për krijimin e rrjetit “Miqve të Monumentit”, dhe nismat që i shërbejnë këtij edukimi do të vazhdojnë të kenë mbështetjen parësore të Ministrisë së Kulturës, si pjesë e programit të qeverisë “Edukimi përmes Kulturës”.

Sot, në të gjthë vendin të  gjitha monumentet do të jenë të hapura dhe falas për publikun.{:}