Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ekspozita “Svicolando”,  i kushtohet Vico Magistretti-t, njërit prej baballarëve themelues të dizajnit italian. Organizohet nga Instituti Italiani i Kulturës në Tiranë në bashkëpunim me Fondacionin Studio Museo Magistretti në Milano dhe Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Ekspozita tregon historikun e bashkëpunimit të gjatë profesional mes Vico Magistretti dhe të disa prej firmave italine më të rëndësishme italiane në fushën e dizajnit, si Artemide, De Padova, Flou, Oluce e Schiffini. Përveç skicave, dizenjove, fotografike dhe shënimeve do të ekspozohen disa ikona të historisë së dizajnit italian, ndër të cilat llambat Eclisse të Artemide-s dhe Atollo të Oluce-s, që janë pjesë e koleksionit të përhershëm MOMA në New York dhe të vlerësuara me Compasso d’Oro respektivisht 1967 dhe në 1979. Ekspozita do të përmbajë, gjithashtu, disa modele të krevateve Flou, ndër të cilët i famshmi Nathalie, kapak të kuzhinës Schiffini, karrike, poltrona dhe tavolina e famshme Vidun e De Padova.

Përurimi i ekspozitës do të fillojë me një prezantim të Lorenzo Imbesi, profesor i dizajnit në Sapienza Universiteti i Romës. Profesor Imbesi do të bëjë një përshkrim të shkurtër të fenomenit kulturor dhe prodhues të Italian design, lindur në Milano menjëherë pas lufte, dhe do të ndalet më pas mbi veprën e Vico Magistretti-t si dizajner.

Me rastin e ekspozitës së parë në Tiranë kushtuar dizajnit Italian, publikut  do t’i prezantohet edhe edizioni i parë ndërkombëtar i Çmimit “Compasso d’Oro”, kushtuar Design for Food and Nutrition  frymëzuar nga tema e Expo 2015.

Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë, 9 – 29 dhjetor 2014

Përurimi: e martë 9 dhjetor, ora 18{:}