Ministry of Economy, Culture and Innovation

Teatri Kombëtar sjell në skenë “Don Kishot”, kryeveprën e Miguel de Cervantes. Premierë absolute në dt. 11-13 Nëntor ora 19:00.

Interpretojnë: Romir Zalla,Gentian Zenelaj, Albana Sançolli, Gert Ferra , Aurora Qazimi, Amos Zaharia , Valina Muçolli , Laerti Vasili  Alessia Xhemalaj dhe me pjesemarrjen e Arlinda Morava (soprano) . Regjisor: Klajd Ymeri . Skena/Kostumet: Desantila Lika . Muzika: Kristi Popa.

Don Kishoti është një mesoburrë zotëri nga La Mancha, Spanja qëndore, i fiksuar pas idealeve kalorsiake të lexuara në librat e tij. Ai një mbrëmje vendos të marrë shpatën dhe heshtën e tij dhe të dalë në mbrojtje të së drejtës duke gjunjëzuar të paudhët dhe dallaverexhinjtë. Në udhëtimet e tij të çmendura në mbrojtje të së drejtës ai shoqërohet nga shqytari besnik, fshatari Sanço Pança. Në këmbim të shërbimeve të tij Don Kishoti i ka premtuar ta bëjë guvernator të ishullit të parë që do të pushtojë. Kështu Don Kishoti kalon një kalvar rrugëtimi për t’u kurorëzuar kalorës dhe për të fituar zemrën e të bukurës Dulqinjë të Tobozës.

#EjaNeTeater Ju mirëpresim!

11, 12, 13 nëntor, ora 19:00, Teatri Kombëtar{:}