Ministry of Economy, Culture and Innovation

[metaslider id=6340]

Në 70-vjetorin e vdekjes, Ministria e Kulturës nderon figurën madhore të Edith Durham-it , thënë ndryshe, ‘Mbretëreshës së Maleve.  Në sallën “Tefta Tashko Koço”do të  organizohet konferenca shkencore me pjesëmarrjen e studiuesve dhe profesorëve: Elizabeth Goëing, David Hosaflook, prof.dr. Ferit Duka, prof.dr. Xhevat Lloshi, prof.dr. Mark Tirta, dr. Shpend Bengu. Kumtesat e mbajtura do të referojnë mbi kontributet madhore të Edith Durham-it në lidhje me shkrimet mbi tolerancën fetare në Shqipëri, kontributet në çështjen e gjuhës shqipe, antropologji, etj. Njohja e saj për shqiptarët vazhdon të jetë bindëse edhe sot, si një shekull më parë. “Të gjithë shoqëruesit e mi kanë qenë shqiptarë. Për durimin, urtësinë dhe qëndrueshmërinë e tyre nuk kam fjalë më të lartë lavdërimi për ta. Ata nuk janë shtazë ashtu siç i kanë përshkruar disa… Të them të drejtën ata janë shumë të mençur, megjithëse janë të egër. Por që janë të egër, kanë qenë të detyruar sepse kështu e kanë ruajtur lirinë. Kur ata të mos jenë më të detyruar që të mbeten të shkëputur nga bota, atëherë ata do të zgjohen dhe do të shihet fuqia e tyre….Siguroj ata janë Bismarkë, Bismarkë të vërtetë. Dikur ata do të kërkojnë dhe Europa do të jetë e detyruar t’ua japë atë që do të kërkojnë!” (Edith Durham, Brenga e Ballkanit).

Hyrja e lirë.

18 nëntor, ora 10.30, salla “Tefta Tashko Koço”, Ministria e Kulturës.
Adresa ne harte ndervepruese: www.openstreetmap.org{:}