Ministry of Economy, Culture and Innovation

Nisma “Eja, puno në turizëm” vjen si një thirrje për të gjithë të rinjtë, por jo vetëm, për t’iu bashkuar sektorit të turizmit. Mbështetur nga Qeveria Zvicerane, kjo nismë ka një rol thelbësor në promovimin e vendeve të lira të punës së shpallur në turizëm, rritjen e informimit të të rinjve rreth mundësive të punësimit, hulumtimin e një forme të qëndrueshme punësi- mi dhe karriere, një objektiv që shkon paralel synimit për të konsoliduar një sektor turistik të gjatë 365 ditë, e jo të përqendruar në vetëm 2-3 muaj, si dhe të nxitjen e pjesëmarrjen e të rinjve punëkërkues dhe sipërmarrjeve punëdhënëse në përdorimin e shërbimeve digjitale të punësimit.