Ministry of Economy, Culture and Innovation

Këtë vit, Festivali Veror i Durrësit do të hyjë në një dimension të ri duke u shtrirë në një disiplinë tjetër artistike që është ajo e artit figurativ me të gjitha format e shprehjes së tij.
Ekspozita e Artit Figurativ “Durrës Art” përurohet më 8 shtator ora 17.00, në Galerinë “Nikolet Vasia”. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 14 Shtator, atëherë kur do të ulet sipari i edicionit të 7 të Durrës International Film Summerfest.

Kjo hapësirë e re në strukturën DIFS është pagëzuar me emërtesën “Durrës Art”.

Kjo platformë iu dedikohet profesionistëve dhe artdashësve. Pjesëmarrësit janë artistë nga Evropa si dhe artistë të rinj nga Shqipëria. Kjo sinergji bashkon artistët duke ngritur ura komunikimi internacionale përmes Artit. Të gjithë bashkohen nën sloganin “Arti: mbiemri i qytetit tim” – Durrësi qytet Arti.

Ky seksion është nën drejtimin e kuratorit David Kryemadhi, Xhuliano Ottaviani dhe Besa Sejdini.
Gjithashtu për gjatë një javë artistët do të shpërndahen në pikat më atraktive të qytetit duke pikturuar muralet e tyre, por njëherazi artistë të rinj do të xhirojnë punët e artistëve dhe qytetin e Durrësit për të realizuar një film të shkurtër i cili do të marrë trofeun e tij në ceremoninë e mbylljes për seksionin “Durrës Art,Biennale 2014”.

Në një kohë të dytë do të prodhohen kartolinat “Durrësi qytet Arti”.

8 shtator ora 17.00, në Galerinë “Nikolet Vasia”, Durrës{:}