Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ekspozita ikonografike: “Thesare të shpëtuara” zhvillohet  në kuadër të 29 shtatorit, “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore” dhe ka si qëllim të ndërgjegjësojë opinionin publik mbi rëndësinë e ruajtjes së thesareve të trashëgimisë kulturore. Ekspozita ikonografike vjen si produkt i një pune tri-vjeçare mbi vlerësimin, kategorizimin dhe rakordimin e dokumentacionit të objekteve të trashëgimisë kulturore,  sekuestruara në cilësinë e provës materiale nga koleksionisti Gjergji Thimio, kaluar në pronësi shtetërore , me qëllim shpërndarjen e tyre në institucionet muzeore kombëtare.

Diçiturat e ekspozitës janë realizuar, duke u mbështetur në katalogun e hartuar nga komisioni i ekspertëve të trashëgimisë kulturore, të cilët pas një pune njëvjeçare mundën të kryejnë me profesionalizëm regjstrimin, katalogimin dhe kartelizimin e 476 objekteve ikonografike dhe dekorative të sekuestruara tre vjet më parë.

Grupi i punës ka përzgjedhur  ikona, pjesë ikonostasi, si edhe kryqe ikonostasi.

Në mjediset e janë ekspozuar ikonat dhe pjesët e ikonostaseve, të cilat janë shkulur barbarisht nga kishat e jugut të Shqipërisë me qëllim trafikimin e tyre jashtë vendit. Pjesët e ikonostasit që janë ekspozuar janë grabitur nga kisha e “Lindjes së Shën Mërisë” në Spile, Tranosisht, Lunxhëri, Gjirokastër, kisha e Shën Kollit në Saraqinisht të Lunxhërisë etj.

Ekspozita zhvillohet me kujdestarinë e Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar dhe me Qendrën e Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore .

Hapja e ekspozitës: 29 shtator 2016, ora 10:00, MHK

Ekspozita qëndron e hapur nga data: 29 shtator 2016 – 05 tetor 2016{:}