Ministry of Economy, Culture and Innovation

[metaslider id=4548]

Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho, do të jetë në fillim të tetorit në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.  Pas suksesit në Madrid, “Theatre  Royal” me operan “La Traviata” dhe “Madame Butterfly” në “Opera National de Paris” në datat 14-18 tetor, ajo do të jetë pjesë e një paneli që do të drejtojnë një kurs specializimi për të rinjtë e TKOB-së,  bashkë me Angelo Gabriellin, Elda Laron dhe Paolo Andeolin. Ky projekt i cili synon që të ndihmojë të gjithë artistët ekzistues dhe ata të brezit të ri për ti drejtuar ata në mënyrë më konkrete për të krijuar një ide më të qartë sesi duhet të përgatiten përdite teknikisht për të arritur të shprehin artistikisht vetveten duke synuar ndërtimin e një karriere të shëndoshë profesionale në Shqiperi dhe mbarë botën.

Në datat 14-18 tetor 2015, në ambientet e Teatrit  Kombëtar të Operas dhe Baletit  do të zhvillohet një kurs specializimi për këngëtarë lirikë të drejtuar nga:

 

Ermonela Jaho (Soprano)

Angelo Gabrielli (Docent në Konservator dhe ekspert vokal)

Elda Laro (Dirigjent Orkestre i dytë ne Teatrin e Operas të Berlinit)

Paolo Andreoli (Pianist, mjeshtër bashkëpunues operistik)

 

Pjesëmarrja në këtë kurs do të jetë falas por do të ketë një numër të kufizuar pjesmarrësish deri në 12 (numri i dëgjuesve që do të lejohen është deri në 20).

Pjesëmarrësit në kursin e specializimit do të përcaktohen në bazë të një audicioni që do të zhvillohet më Datë 14 tetor 2015, ora 12:30 në ambientet e TKOB-së.

Numri total i pjesëmarrësve do të jetë 12. Numri total i dëgjuesve do të jetë 20.

14 tetor, ora 12:30, TKOB{:}