Ministry of Economy, Culture and Innovation

Festivali Animacionit Anibar, mirëpret për të gjashtën herë, dashamirët e filmit të animuar në qytetin e Pejës.
Ngjarjet e Anibarit zënë vend në ambientet më të bukura të qytetit.

Anibar shfaq filma të animuar të krijuar nga pjesëmarrës nga të gjitha vendet e botës, të cilat janë të përzgjedhura me kujdes.

Filmat shfaqen në katër kinematë e Anibar ndërsa në njërën prej tyre, kinemanë Liqeni, mund të shikoni filma nën qiell të hapur, në varka mbi liqen.

Përveç filmave, gjatë festivalit organizohen edhe punëtori, ligjerata, debate, të mbajtura nga personalitete në fushën e artit, si dhe koncerte me grupe e dj të njohur.
Organizatorët shpallin pjesëmarrjen e regjisorit, producentit dhe skenaristit të mirënjohur amerikan Mike Reiss, ndryshe i njohur si producent dhe skenarist i serialit më të famshëm të animuar The Simpsons, i cili do të referojë në programin Meet the Filmmakers, ku mendohet shkëmbime eksperiencash  me filmbërësit.
20-26 gusht, Pejë{:}