Ministry of Economy, Culture and Innovation

Baroqu Broshura

Festivali i Muzikës së vjetër “Vox Baroque mbetet aktiviteti i vetëm në llojin e tij në Shqipëri. Ky festival i kushtohet tërësisht repertorit barok. Përhapja e kësaj muzike të luajtur me instrumente origjinale, në respekt të plotë të stilit, rregullave dhe mënyrës së interpretimit të asaj kohe, shikimi i muzikës me një këndveshtrim tjetër historik dhe kritik duke kërkuar gjithmonë qasje të reja, formësojnë idealin tonë për të zhvilluar këtë festival të përvitshëm. Ky aktivitet mbështetet nga Ministria e Kulturës.

Të vetëdijshëm në kurimin e detajeve e repertorit të mirë përzgjedhur, organizatorët dëshirojnë të kërkojnë më thellë në muzikë drejt rrugës së perfeksionimit të vazhdueshëm, në kërkim të emocioneve dhe esencës të së bukurës. Repertori barok ende sot ofron shumë hapësira për zbulime e thellime, të cilat do të manifestohen nga interpretuesit midis të tjerash mes shëmbujve të gjuhës e gjestualitetit barok. Interpretimi përmes një “assieme” të gjesteve ekspresive të cilat përdoreshin nga këngëtarët për të nënvizuar emocionet në tekstet e kantatave, do të na afrojë drejt atmosferës të skenave operistike.

Hapja këtë vit e festivalit do të zhvillohet në qytetin e Korçës në një nga oborret e Pazarit të Vjetër, së fundmi i restauruar. Kryeqyteti do të presë muzikantët në hapësiren e Hotel Dajtit duke u pasuar në ditët në vijim me një koncert- leksion i cili do të mbahet në Universitetin e Arteve mes studentëve e pedagogëve për të afruar kësisoj akoma më tepër këta të fundit me tingujt e muzikës baroke përmes shpjegimit të stilit dhe veçorive specifike që ajo mbart.

Petrolifera Italo-Shqiptare e Vlorës do te jetë shtëpia e muzikës për një prej koncerteve të këtij festivali ku Albanian Baroque Ensemble do të performojë sëbashku me dy të ftuar special, emra të spikatur në arenën ndërkombëtare. Kisha e Shën Thanasit e sapo restauruar në skajet e Lagunës së Karavastasë përbën destinacionin me karakter disi ekzotik të këtij rrugëtimi muzikor, duke përcjellë artin e duke zbuluar vlerat e trashëgimisë kulturore vendase. Asesi nuk mund të linim pa i dedikuar një mbrëmje artistike të denjë, qytetit të Beratit, ku do të finalizohet cikli 10-ditor i festivalit. Ky koncert do të mbahet në hapësirat e Muzeut Onufri. Bashkëpunimet artistike që Festivali Vox Baroque do të sjellë këtë vit i kalojnë kufijtë e kontinentit europian duke mbërritur deri në ato aziatik . Nje itenerar muzikor dhe turistik për të gjithë ata që dëshirojnë të shijojnë tingujt e kësaj muzike së bashku me bukuritë e vendeve ku kjo do të luhet, duke promovuar dhe vlerat e trashegimnisë kulturore të vendit tonë.

2 – 11 korrik 2016, Korçë, Tiranë, Apolloni, Berat{:}