Ministry of Economy, Culture and Innovation

Festivali Ndërkombëtar “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare”, i cili ka nisur në datat 14 maj – 13 qershor vazhdon koncertet e tij, ku spikatin jo vetëm interpretues me përvojë ndërkombëtare si Florian Vlashi, prezantimi i të cilit solli në vëmendjen e kritikës muzikore koncertin “Green violinist”, me vepra të autorëve Tsepkolenko, Aliaj, Zacharian, Xenakis, Rudi, Schnittke, por edhe të krijuesve të rinj, ansamble të njohur interpretuesish, etj.

Në kuadër të festivalit, prezantohen për publikun shqiptar ansambli ÖENM (österreichiches ensemble für neue musik) që zhvillon aktivitetin e tij prej pothuaj 40 vitesh. Interpretojnë: Andreas Schablas – Klarinet, Peter Sigl – Cello, Nora Skuta – Piano. Në program pjesë nga Tristan Murail, Christian Ofenbauer, Vasiliki Krimitza, Helmut Lachenmann, Johannes Brahms.

Festivali Ndërkombëtar “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare” organizohet nga shoqata  “Muzika e re shqiptare”, mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe është një nga 68 projektet fituese në thirrjen e parë për aplikime të këtij institucioni.

27 maj, ora 19.30, salla “Tefta Tashko Koço”, Ministria e Kulturës{:}