Ministry of Economy, Culture and Innovation

Me këngë, balet, animatorë, lojëra, u festua në të gjithë vendin 1 Qershori, dita e fëmijëve. Në Sheshin Skënderbej, në Parkun Rinia, te Kalaja e Tiranës, në Amfiteatrin nga Kodrat e Liqenit etj. u ngritën skena, të cilat u pushtuan nga të vegjëlit. Në një prej aktiviteteve, organizuar nga Qendra Kulturore Kombëtare e Fëmijëve, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti përshëndeti fëmijët dhe ndau një lajm të bukur për letërsinë për fëmijë. “Ministria e Kulturës ka menduar, që pikërisht sot, të shpallë thirrjen për mbështetjen e krijimtarisë për fëmijë, për vitin 2019. Kështu ne synojmë të mbështesim financiarisht procesin krijues të autorëve të letërsisë së sotme shqipe, sidomos asaj për fëmijë, pasi besojmë fort se një libër i mire është një dritare e madhe mbi botën.

Duke rritur lexuesin e vogël sot, ne krijojmë lexuesin e së nesërmes”, tha Margariti, teksa u bë pjesë festës.

Është më se e vërtetë thënia se “është më e thjeshtë të formosh një fëmijë të fortë, se sa të riparosh një të rritur të thyer”.

Ndaj edhe ne, me edukimin përmes kulturës, me fushatat e leximit, synojmë të investojmë pikërisht tek më të vegjlit, tek të rinjtë, ku do të mbështesim fort të ardhmen tonë.{:}