Ministry of Economy, Culture and Innovation

Filmi “Dita zë fill” (Daybreak) me skenar dhe regji nga Gentian Koçi është përzgjedhur të mbajë premierën botërore në garën kryesore (Main Competition) në një nga festivalet më të rëndësishëm në Europë dhe më i rëndësishmi i rajonit, Sarajevo International Film Festival , i cili do të mbahet prej 11-18 gusht 2017.

Dita zë fill (Daybreak) është një dramë intime, e cila ndodh në një apartament në Tiranë. Në fakt, është një histori që mund të ndodhë kudo. Marrëdhëniet njerëzore si dhe kompleksiteti i thellë i tyre më kanë tërhequr gjithnjë. Historia mbështetet në dy personazhe femërore, Leta dhe Sofia. Leta është një nënë e re në një situatë tejet të vështirë financiare. Për shkak të kësaj situate, ajo nuk ka mundur të paguajë qiranë që prej disa muajsh. Kur Leta dhe djali i saj njëvjeçar nxirren jashtë prej apartamentit të tyre me qira, ata shpërngulen në shtëpinë e Sofisë, një gruaje të moshuar e të ngulur në shtrat prej sëmundjes, vajza e të cilës ka punësuar Letën si kujdestaren e nënës së saj. Me qëllim që të ruajë vendin e punës dhe strehën e saj të re, Leta duhet ta mbajë Sofinë në jetë me çdo kusht. Boshti i historisë është marrëdhënia e brishtë mes gruas së re dhe të moshuar, një marrëdhënie që luhatet mes empatisë reciproke dhe qëllimeve pragmatike. “Dita zë fill” është film I xhiruar në interior dhe me pak personazhe ku interpretojnë  aktorët:  Ornela Kapetani, Suzana Prifti, Kasem Hoxha.

Koçi erdhi deri tek ky bashkëprodhim shqiptaro-grek pas disa filmash të shkurtër artistikë dhe dokumentarë.

Ky film është prodhuar nga ARTALB FILM (Shqipëri) në bashkëprodhim me GRAAL FILMS (Greqi).

Pasi u zhvillua në tri markete bashkëprodhimi (Cinelink, Connecting Cottbus dhe Euro-Mediterranean Co-Production Market) , ky prodhim shqiptaro-grek ka gjetur mbështetjen financiare të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë- Shqipëri, Qendrës Greke të Filmit, Eurimages , Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, TVSH-së, Bashkisë së Tiranës si dhe rrjetit të zhvillimit të kinemasë ballkanike SEE CINEMA NETWORK.

“Dita zë fill” shitet dhe shpërndahet ndërkombëtarisht nga kompania e mirënjohur franceze, WIDE. https://www.widemanagement.com/daybreak

World  Premiere/ Premiera botërore

13 gusht 2017, Sarajevo International Film Festival{:}