Ministry of Economy, Culture and Innovation

Filmi KROM nga Bujar Alimani
në Karlovy Vary International Film Festival

Qendra Kombëtare Kinematografike zhvilloi sot, më 6 korrik, një konferencë për shtyp për të lajmëruar pjesmarrjen e filmit “KROM” me skenar dhe regji nga Bujar Alimani financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, prodhuar nga shtëpia filmike “90 Production” në bashkëpunim me “Gegnia Film Fantasia Auido-Visual Elsani Film” në Karlovy Vary International Film Festival, ku do të garojë në kategorinë East of the West – Competition dhe ku do të ketë Premierën Botërore në datën 8 Korrik 2015.

Sinopsi i filmit:
Një nënë memece që pas dy humbjeve të bashkshortëve i duhet të vazhdojë të rrisë fëmijët e të jetojë edhe ajo vetë jetën e prerë përgjysmë. Djali i saj pesëmbëdhjetë vjeç që përpiqet të njohë vetveten  në një adoleshencë të vështirë mes shkollës dhe minierës së kromit.
Një mashkull që hyn mes djalit e nënës sepse nuk ka asnjë tjetër veç saj dhe një mesuese rock  qe ka rrebeluar nga shtëpia  për t’ju gjendur djalit si një engjëll  në rrugën e tij.

Fjala e Regjisorit në Konferencën për shtyp:
Gjashtë muaj pasi kisha shkruar versionin fillestar të skenarit kuptova që dy personazhet kryesore merrnin jetë nga dy vellezër që njihja kur isha femije. Tani më kujtohet që vëllezërit rrinin gjithmonë të veçuar e ishin të mbyllur në vetvete. Gjithë lagjia, përfshi mua talleshim me gjysmë-vëllezërit, sikur të ishte faji i tyre që kishin baballarë të ndryshëm.
Ndoshta KROM ishte një formë ndjese që kam dashur t’ju kërkoj gjithmonë atyre femijëve.

Fala e Producentes:
Kam prodhuar të gjithë filmat e Bujar Alimanit dhe mendoj se KROM i lë pas të gjithë. Aty Bujari ka shkuar më larg , është përballur me veten, ka lënë frymëzimin ta mundë egon, duke krijuar kështu diçka të vërtetë dhe të përbotshme.

Në Role:
Adi ………………………………. Fredjon Ruçi
Nëena …………………………… Klodjana Keco
Mësuesja e matematikës …..Mirela Naska
Kujtim ………………………. ….Kasem Hoxha
Denis …………………………… .Denis Shira
Mësuesi …………………….. …..Bledar Naska
Bardha …………………………. .Erjona Kaja
Gruaja ne Minierë …………….Suela Bako
Inxhinieri …………… ………….Xhevdet Doda
Nëna e Sokolit ………….. ……Albulena Kryeziu
Këngëtari në RockStock ……Elton Deda

Stafi:
Regjia dhe Skenari:  Bujar Alimani
Fotografia: Ilias Adamis
Inxhinier Zeri: Elvis Ikonomi

 

Janë shprehur për “Amnistinë” nga Bujar Alimani:
“Nëpërmjet imazheve marramendese , AMNISTIA na tregon jetën e protagonistëve në Shqiperinë e sotme, ku mbizoteron papunësia, vështiresiteë ekonomike dhe rendi patriarkal. Regjisori jo vetem rikrijon panorameën e shoqerisë Shqiptare, por na tregon njeë histori dashurie me elemente tragjike.”
Anna Hoffman, ARSENAL BERLIN

“Amnistia është një film debutues mbresëlenës, me skenar dhe regji nga  Bujar Alimani. Sipas pikëvështrimit të mprehtë dhe te pakursyer të Alimanit, Shqipëria moderne vazhdon të jetë një shoqëri patriarkale ku tradhëtia në çift ndëshkohet rëndë. Stili i thjeshtë e harmonik i Alimanit, veshur nga imazhe të forta e rradhit atë në listën e talenteve të medha që vijne nga cepa te humbur te botës, për sa i perket universit të madh të filmave.”
Dennis West, CINEASTE

“Nga brezi i ri i filmbërësve, aktori i kthyer në regjisor Bujar Alimani shkroi dhe drejtoi “Amnistinë”, një dramë të errët, por shumë emocionuese, për klasat e ulëta në Shqipëri, që ndjehen si emigrantë në shtëpinë e tyre. Filmi pati sukses në vendin e origjinës, dhe u bë një nga të preferuarit e festivaleve në të gjithë Europeën.”
Sherif Awad, WESTCHESTER GUARDIAN{:}