Ministry of Economy, Culture and Innovation

Së bashku me Kryebashkiakun e Tiranës, u firmos marrëveshja e parë e liçensimit nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për Zhvillues Publik – Bashkia Tiranë. Moment historik për nga risia dhe rëndësia si investim.

Me një vlerë investimi prej 103 milionë Euro, TEDA Tirana do të gjenerojë 5-7 mijë vende pune cilësore që do të transformojnë peisazhin ekonomik të rajonit, duke rritur lëvizjen e shpejtë të mallrave dhe kapitalit me synim nxitjen e industrisë që përmbush standardet ndërkombëtare të eleminimit të ndotjes, eficiencën në përdorimin e energjisë dhe produktivitetin e lartë.