Ministry of Economy, Culture and Innovation
Ministri Blendi Gonxhja me Ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, znj. Ruth Huber, ku firmosëm një marrëveshje të rëndësishme që do të ndihmojë të rinjtë shqiptarë të fitojnë aftësi të reja dhe të gjejnë mundësi më të mira punësimi.
Projekti “Aftësi për Punë – Faza III”, i mbështetur nga Qeveria Zvicerane, synon të përmirësojë arsimin dhe formimin profesional në vendin tonë, duke e përshtatur atë me kërkesat e tregut të punës.
Kush përfiton nga kjo marrëveshje?
– Të rinjtë shqiptarë, gra dhe burra nga të gjitha grupet sociale, do të kenë akses në programe arsimore dhe trajnime profesionale të orientuara drejt punësimit;
– Sektori privat do të përfshihet më shumë në përcaktimin dhe financimin e arsimit profesional, duke e bërë atë më të dobishëm dhe praktik;
Do të rritet cilësia dhe gjithëpërfshirja e sistemit të formimit profesional, duke krijuar mundësi të reja për grupet më në nevojë;
– Projekti mbështet reformat për një treg pune më dinamik dhe për një zhvillim të qëndrueshëm në Shqipëri.
Ky bashkëpunim është një hap i madh drejt fuqizimit të kapitalit njerëzor dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë.