Ministry of Economy, Culture and Innovation

Të dhënat për shpalljen e thirrjes:

Fondi për mbështetjen e krijimtarisë letrare (FMKLSH) do të nxisë dhe mbështesë financiarisht procesin krijues të autorëve të letërsisë së sotme shqipe.

INFORMACION I PËRGJITHSHËM

– Aplikimi kryhet  nga botuesi,  i pajisur me një licencë botimi, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.
– Financimi për mbështetjen e procesit krijues të veprës do të mundësohet nga Ministria e Kulturës dhe i shkon drejtpërdrejt autorit.

-Aplikimi fillon më datën 1 qershor dhe përfundon në datën 30 qershor 2015.

-SHPALLJA E FITUESVE DO TË BËHET ME 30 KORRIK.

-Pas miratimit për mbështetje financiare të krijimtarisë letrare, Ministria e Kulturës nënshkruan një marrëveshje tripalëshe me autorin e kësaj vepre dhe botuesin.

KOSTOJA QË MBULON MINISTRIA E KULTURËS
-Mbështetja e procesit krijues.
-Fondi i mbështetjes së procesit krijues që ka krijuar Ministria e Kulturës arrin deri në vlerën  3 milionë  lekë për vitin 2015 dhe mbështet procesin krijues të autorëve të letërsisë shqipe.
-Autori do të paguhet  me shumën totale prej 250.000 lekë.

NË APLIKIM TË PËRFSHIHEN EDHE KËRKESAT E MËPOSHTME (TË DETYRUESHME):
– Draft i projektit të librit në process, 50 faqe për librin në prozë dhe 10 poezi për librin me poezi;
– Kontratë e lidhur mes autorit dhe botuesit;

– Katalog botimesh (shtëpia botuese);

UDHËZUES PËR APLIKANTIN
– Drafti i veprës në proces do të shqyrtohet nga një juri me ekspertë të fushës.

Në fazën e dytë, fituesit dorëzojnë në Ministrinë e Kulturës brenda 1 nëntorit 2015, draftin e zhvilluar i veprës në proces,  (rreth 150 faqe prozë dhe 30 poezi).

Autori angazhohet për përfundimin e veprës brenda vitit nga data e lidhjes së kontratës për mbështetjen financiare.

Formulari që autori duhet të plotësojë dhe të dorëzojë duhet të përmbajë:

Aplikuesi  (shtëpia botuese) :

Kontakti:

Adresa e plotë:

Telefon:

Faks:

E-mail:

Autori:

CV (e autorit):

Adresa:

Tel / Cel:

E-mail:

Drafti i veprës në proces:

50 faqe për vepër në prozë

10 poezi për vepër në poezi

Statusi i  botimit të veprës:

Tirazhi i botimit:

Çmimi për kopje:

Afati i parashikuar për botimin në shqip:

Për informacione të mëtejshme mund të shkruani në adresën elektronike: info@kultura.gov.al.

Lutemi të dërgoni me postë dosjen e aplikimit në Ministrinë e Kulturës pranë Zyrës së Protokollit.{:}