Ministry of Economy, Culture and Innovation

Brochure Francophonie 2014SD

Pranvera e frankofonisë  rikthehet në Shqipëri.  Nga data 20-29 mars priten  rreth 100 aktivitete që do të zhvillohen, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, si Shkodër, Korçë, Fier, Elbasan, Durrës, Vlorë, etj. Pranvera e frankofonisë  organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe  disa prej institucioneve më të rëndësishme kulturore në vend, si në Teatri Kombëtar, Teatri Kombëtar i Komedisë, Galeria Kombëtare e Arteve, por edhe me Bashkinë e Tiranës, Universitetin e Arteve, etj, Ambasada  Franceze e ambasadat e vendeve të tjera frankofone, sjellin në Shqipëri artistë dhe ngjarje kulturore, për të mos u humbur.
Koncerte, ekspozita, shfaqje teatri të luajtura profesionistë apo nxënës shkollash, projeksion videosh, shfaqje filmash, mbrëmje poetike, degustim vere, por edhe shumë aktivitete të tjera, përgjatë 10 ditëve të ngjeshura

  • Mbrëmja e Këngës Franceze –  Universiteti i Arteve, 20 mars, ora 19.00
  • Shfaqja e filmit “Fëmija nga lart” (Francë-Zvicër, 2012) i Ursula Meier në versionin origjinal me prezantimin e një “Virus” nga Anri Sala – Akademia Marubi, 20 mars, ora 19.00
  • Mbrëmja “Poezia e Verës” në Tiranë- Degustim i verërave franceze dhe spektakël rreth verës. Vënë në skenë nga Sesilia Plasari, në piano Robert Radoja – Teatri i Komedisë, 21 mars, ora 19.00
  • “Loja e dashurisë dhe Rastësisë” Pierre de Marivaux- Teatri Kombëtar, 21, 22, 23 mars, ora 19.00
  • Shfaqja e filmit “Erdha” (Francë – Spanjë, 2000) i Tony Gatlif në versionin origjinal me prezantimin e një “Virus” nga Anri Sala – Akademia Marubi, 21 mars, ora 19.00
  • Shfaqja e filmit “Zhani nga Hëna” (Francë – Gjermani – Irlandë, 2012) në versionin origjinal me prezantimin e një “Virus” nga Anri Sala- Akademia Marubi, 22 mars, ora 19.00
  • Koncerti Duo Lyleo – Pop/Rock në Tiranë –Teatri i Komedisë, 22 mars, ora 19.00
  • Shfaqja e filmit “Vila Amalia” (Francë – Zvicër – Itali, 2009) i Benoît Jacquot në versionin origjinal me prezantimin e një “Virusi” nga Anri Sala – Akademia Marubi, 23 mars, ora 19.00

{:}