Ministry of Economy, Culture and Innovation

Aktivitete në 25-vjetorin e Ditës së Rinisë. Ministria e Kulturës, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, ka hartuar një kalendar të ngjeshur aktivitetesh rinore, të cilat do të kulmojnë në datën 8 Dhjetor, Ditën Kombëtare të Rinisë. Aktivitetet kanë nisur nga 14 nëntori dhe për 25 ditë me radhë, ato do të zbresin në çdo qytet të vendit, jo vetëm për të festuar, por edhe për të diskutuar dhe përballur me të gjitha problematikat me të cilat përballet rinia sot, 25 vjet pas lëvizjes studentore, që kulmoi pikërisht më datën 8 dhjetor.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve është që të forcojë edhe më shumë rolin e të rinjve në vendimmarrje dhe ta bëjë zërin e tyre më të dëgjueshëm në politikat rinore dhe jo vetëm. Në fokusin e këtyre aktiviteteve do të jenë të gjitha temat dhe çështjet që kanë të bëjnë me rininë dhe që mund të sjellin një rritje të rolit të saj në shoqëri, siç mund të sipërmarrja e të rinjve, arsimi profesional si një mundësi për të jetuar me një punë të denjë, mbështetja sociale apo edhe vullnetarizmi. Më tej ai shtoi se këto aktivitete nuk do kishin vlerën e merituar pa përfshirë bashkëpunimin e fortë rajonal në fushën e rinisë, e cila kulmon me ngritjen e strukturës rajonale për rininë, trajnime kundër gjuhës së urrejtjes, si dhe shkolla të përbashkëta verore dhe dimërore me të rinjtë e Ballkanit.

 

“ Pse  e vodhëm makinën”shfaqje teatrore për grup-moshën 16+, 2 dhjetor, ora 13:00, TKEKS

Projeksion i filmit “Nata pa hënë”, shfaqje filmi,  2 dhjetor, ora 12:00, AQSHF

Projeksion i filmit “Tirana viti 00”, 3 dhjetor, ora 12:00, AQSHF

“Konica dhe Appolinaire”- Konferencë dhe eskpozitë, 3 dhjetor, ora 11:00, BK

Projeksion i filmit “Gjallë”, 4 dhjetor, ora 12:00, AQSHF

“Ritme Rinore”, shfaqja do të ndërtohet me numra të interpretuar nga të rinjtë, bashkëpunim me MMRS dhe Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë, 4 dhjetor, ora 17:00, Arena e Cirkut

Programi edukativ “Muzeu në valixhe” MHK, me nxënësit e  shkollës  “Ramazan Kabashi”. ( “Eposi i Kreshnikëve në valixhe”).  4, 7dhjetor, ora 09:00 dhe 12:00, në shkollën e fëmijëve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”, Tiranë

Projeksion I filmave me metrazh të shkurtër: Buka; Mëngë këmishe; Keno, 4 dhjetor, ora 18:00, Tulla Culture Center

Projeksion i filmit “Pharmakon”, 5 dhjetor, ora 19:00, Tulla Culture Center

“Krishtlindje me Pufët”, premierë, 5 dhjetor, ora 10:30, TKEKS

“Kandili i Argjandit” shfaqje teatrore për grup-moshën 16+ nga Teatri “Migjeni” Shkodër, 5, 6 dhjetor, ,ora 19:00, TKEKS

“Konstandin” bazuar në romanin “Kush e solli Doruntinën” nga Ismail Kadare, 4 , 6 dhjetor,  teatri “Aleksandër Moisiu”, Durrës,  ora 19:00

Ekspozitë,  “Objekte të trashëgimisë në familjet qytetare” me nxënësit e shkollave të mesme të qytetit, Berat, 5 dhjetor, ora 11:00, QKM, Berat

Projekti “Muzeu im” në bazë të të cilit është ftesa e hapur për të gjithë publikun  për  të sjellë në muze objektin më të veçantë që ka një rëndësi historike apo emocionale personale apo familjare dhe për ta ndarë historine e tyre me të tjerët, çdo të premte, MHK

Street Art Albania, 6 dhjetor, ora 11:00-12:00, Tiranë

Projeksion i filmit “Amnistia”, 6 dhjetor, ora 19:00, Tulla Culture Center

Dokumentari “110 vjet me himnin e flamurit”, 7 dhjetor, ora 10:00, AQSHF

Projeksion i filmit “Agon”, 7 dhjetor, ora 12:00, AQSHF

Në bashkëpunim me shkollën e mesme të përgjithshme ” Janaq  Kilica”,“Trashëgimia Kulturore si pasqyrim i identitetit dhe vetëvlerësimit”, 7 dhjetor, ora 11:00, Parku Arkeologjik, Apolloni

Ekspozita “ONUFRI XXI SiO2 – Arsyeja e Brishtësisë”, GKA

Ekspozitë vetjake, Artur Gorishti, 70 punime, 29 nëntor- 9 dhjetor, GKA

Takim poetik me nxënës të shkollës Petro Nini Luarasi. Të ftuar: ish-studentet e dhjetorit, pjesëmarrës të lëvizjes së parë pluraliste në Shqipëri, 7 dhjetor, ora 12:00, MHK

Projeksion i dokumentarëve “Nënë Tereza” dhe “Anija”, 8 dhjetor, ora 10:00, AQSHF

ZAK Butrint do te organizojë Ditën e Butrintit në mjediset e filialit të Universitetit të Tiranës në Sarandë, 8 dhjetor, ora 10:00

“Fundi dhe Fillimi”, projekt multidisiplinor i arteve, i cili do të zhvillohet me rastin e 25 vjetorit të fillimit të ngjarjeve të dhjetorit 1990 në ish- Institutin e Lartë të Arteve , sot Universiteti i Arteve Tiranë, 8 dhjetor, ora 18:00

Ekspozitë Multimediale, Foto-artikuj –video- muzikë dhe rrëfime-Harta e rrgëtimit problematikave dhe sfidave të rinisë shqiptare nga vitet 70 e deri më sot, 8 dhjetor, ora 19:00, Tulla Culture Center

Programi edukativ “Arkeologu i Vogël” me nxënësit e klasës IV të shkollës “Protagonistët”, 10 dhjetor, ora 10:00, MHK{:}