Ministry of Economy, Culture and Innovation

GALERIA KALO  hap ekspozitën personale të artistit Andi Spahia. Ekspozita është një përzgjedhje e punëve të tij ku ndihet atmosfera dhe ngjyrat mesdhetare . Artisti përpiqet të sjellë elemente të zhvillimit urban nëpërmjet ngjyrave. Tramvaj-është njëri nga elementët e përdorur, si për të na kujtuar rrugët e Parisit, Romës, Athinës, apo qytete të tjera të Mesdheut, por, paralelisht, ai na rrëfen disa elemente tradicionale të landscape-ve urbane të paprekura, të tilla si çadra, karrige,reflektuar në sytë e njerëzve të Mesdheut, kur janë të ulur jashtë dhe chat-ojnë në restorante dhe kafenetë e qyteteve.

21 qershor-10 korrik 2016, Galeri Kalo

Nga e marta në të dielë:10:00-18:00

Info: info@galeriakalo.org{:}