Ministry of Economy, Culture and Innovation

#Gdansk2025 | Në përmbyllje të Presidencës polake të BE-së, Samiti Digjital solli së bashku liderë dhe përfaqësues të lartë për të adresuar sfidat dhe mundësitë e transformimit digjital në Evropë.

Shqipëria ishte pjesë e tryezës së nivelit të lartë mbi sigurinë digjitale të Evropës, ku u trajtuan çështje kyçe si qëndrueshmëria e infrastrukturës, sovraniteti teknologjik dhe zhvillimi i talenteve në TIK.

Përfaqësuar nga Z. Albi Greva, Këshilltar i Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, vendi ynë riafirmoi angazhimin për një të ardhme të sigurt dhe të integruar digjitalisht me familjen evropiane.

Pjesëmarrja jonë në këto diskutime strategjike është një dëshmi e qartë e përpjekjeve për të forcuar kapacitetet tona digjitale dhe për të mbështetur zhvillimin e SME-ve, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë në epokën e Inteligjencës Artificiale.