Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në kuadër të projekteve me financim të huaj, Ministria e Kulturës është duke implementuar projektin “Green Waters Adventure – Touristic growth of water landscapes and cities, Ref. AD 002_60/2020, Programi Interreg IPA CBC Itali – Shqipëri – Mal i Zi 2014-2020”, kodi nr. 464.

Projekti G.W.A konsiston në menaxhimin efektiv të trashëgimisë natyrore dhe kulturore, në përputhje me objektivin specifik të programit për shfrytëzimin e turizmit ndërkufitar dhe atraktivitetit territorial, për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. “Green Waters Adventure” synon të rrisë bashkëpunimin midis Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke sjellë në të njëjtin standard nivelin e produkteve dhe shërbimeve të ofruara, nën një identitet unik të markës ndërkufitare në gjendje të identifikojë veçoritë e zonës.