Ministry of Economy, Culture and Innovation

 

Në këto ditë prag festash një atmosferë gëzimi na rrethon të gjithëve, por përreth nesh kemi shumë të tjerë që këtë ngrohtësi nuk e kanë. Ata nuk do të marrin bashkë me dhurata puthjet dhe përqafimet e prindërve. Nuk do t’u lexojë kush te koka përrallën e Babagjyshit të Krishtlindjeve. Janë fëmijët e shtëpisë së fëmijëve “Zyber Allulli” e shumë të tjerë kudo nëpër Shqipëri.

Edhe pse nuk mund t’u zëvendesojmë dashurinë familjare, edhe pse nuk mund të ndihmojmë secilin prej tyre në veçanti përsëri kemi mundësin që të dhurojmë diçka, të dhurojmë buzëqeshje, alegri, dashuri.

Me këtë frymë TKE “Kujtim Spahivogli” do të shfaqë për bamirësi muzikalin “Grinç vjedh Krishtlindjet”, me çmim bilete 200 lekë për publikun e rritur. Të ardhurat e biletave do të shkojnë për fëmijët jetim të “Zyber Allullit” të cilët do të vijnë të shohin këtë shfaqje dhe do t’iu jepen dhurata që do të sigurohen nga të ardhurat e shfaqjes.

Të vetëm mund të bëjmë pak, por bashkë me Ju mund të bëjmë shumë. Prandaj na mbështetni me pjesëmarrjen tuaj!

22, 23 dhjetor, ora 19.00, TKE “Kujtim Spahivogli”{:}